Sport

Manchester United fiton ndaj Everton për t'u ngjitur në podiumin e Premier League...

‘Djajtë e Kuq’ fitojën 2-0 ndaj Evertonit këtë të shtunë ngjiten vendin e tretë në Premier League.

8 Prill 2023, 16:31 Nga DOSJA
Manchester United fiton ndaj Everton për t'u ngjitur në podiumin

ANGLI - Mançester Junajtid u lëkund pak, kur kryesonte vetëm me një gol, i shënuar nga Scott McTominay, i servirur në mënyrë perfekte nga Sancho (36’). 

Ishte një rrëmujë loja e ‘Djajve të Kuq’ sepse me njëzet e një goditje të tentuara në pjesën e parë, duelet kundër Jordan Pickford (Rashford 8’ dhe 27’; Antony 22’ dhe 45’+ 1) dhe një shtyllë (Antony 12’) nuk mundën të konkretizohen më tepër se sa një gol, duke mos e konkretizuar epërsinë e krijuar.

Hyrja e sulmuesit francez Anthony Martial (61’), më në fund u dha pak ajër lojtarëve të Erik ten Hag, duke dyfishuar epërsinë pas një krosimi të përsosur prapa nga Rashford (78’). Me këtë fitore, Manchester United rimerr podiumin të paktën përkohësisht dhe dyfishon Newcastle, i cili përballet me Brentford në orën 16:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll