Sport

Presidenti Ceferin vlerëson: “Pa Leo Messin, Argjentina nuk do të kishte arritur as në çerekfinale, Martines u soll si një primitiv”

Presidenti i UEFA-s, Alexander Cefern beson se Lionel Messi, si kapiten i Argjentinës, duhet t'i kishte tërhequr vëmendjen shokut të tij të skuadrës Emiliano Martinez për gjestet dhe sjelljen e tij pas finales së Kupës së Botës në Katar.

8 Prill 2023, 13:06 Nga DOSJA
Presidenti Ceferin vlerëson: “Pa Leo Messin, Argjentina nuk do

ZVICER - Njeriu i fuqishëm i federatës evropiane, Alexander Ceferin, i qëndron në deklaratat e tij në librin "Messianico" të gazetarëve Sebastien Fest dhe Alexandre Julliard, të cilët bënë një hulumtim të madh për jetën dhe karrierën futbollistike të Lionel Messit.

Sa i përket gjestit të famshëm, që portieri i Aston Villa bëri kur mori çmimin si më i miri në pozicionin e tij në Botërorin e Katarit dhe e vendosi atë përpara organeve të tij gjenitale, presidenti i UEFA-s beson se ishte "i neveritshëm".

“Nuk arrij ta kuptoj pse po tallet me Mbappe. Kjo nuk është sportivitet. Kjo nuk është e mundur. Ju fituat Kupën e Botës! Trego pak madhështi, trego se nuk je primitiv. Mund të jesh një portier perfekt, por nëse nuk je njeri i mirë...”, ka thënë konkretisht ai.

Përveç kësaj, ai shprehu edhe admirimin e tij absolut për paraqitjet e Messit dhe deklaroi se “pa të, Argjentina nuk do të kishte arritur as në çerekfinale”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll