Sport

Kovacic, për shkarkimin e Potter: "Është më e lehtë të largosh një trajner se 30 lojtarë"

Futbollisti anglez tregon në Sky Sports përshtypjen e tij për ardhjen e trajnerit të ri, Frank Lampard

8 Prill 2023, 10:56 Nga DOSJA

Kovacic, për shkarkimin e Potter: "Është më e

ANGLI - Kovacic e di se me kë do të përballet të mërkurën e ardhshme. Kroati luajti për Santiago Bernabéu për tre sezone. Tani, te Chelsea dhe në prag të ndeshjes kundër ‘los blancos’, ai shpjegon shkarkimin e trajnerit të dytë brenda sezonit të bluve, Graham Potter: “Në fund të fundit është më e lehtë të shkarkosh një trajner sesa 30 lojtarë, por gjithçka varet nga ne që duhet të bëjmë më mirë."

Numri ‘8’ i ‘Bluve’ ka dashur të falënderojë punën e ish-trajnerit të tij, ndonëse e pranon se situata nuk ishte e duhura: “Duhet të falënderojmë Potterin, i cili ishte këtu dhe bëri një punë të mirë. Nuk është e lehtë kur ka shumë ndryshime, kështu që ishte një situatë e vështirë edhe për të”.

Zëvendësuesi i tij, Frank Lampard, është një fytyrë e njohur për lojtarët më të vjetër të Stamford Bridge: "Ne e njohim atë, ai ishte trajneri ynë, kështu që është një lajm i mirë që ai është kthyer dhe po përpiqet të ndryshojë sezonin tonë sepse nuk ka qenë i mirë."

Te skuadra londineze, e 10-ta në Premier League, ata e dinë se Champions League është gara për t'u ngjitur: "Kemi dy ndeshje me Real Madridin, kështu që ekziston mundësia për të përfunduar mirë sezonin."

Kovacic, për shkarkimin e Potter: "Është më e
Kovacic dhe Modric luftojnë për një top

Kroati nuk beson se ndryshimi i trajnerit do të ndikojë në performancën e tij në çerekfinale: "Lampard mbërriti shumë i qetë, me një ide të qartë se çfarë pret nga ne, kështu që do të shohim në ditët në vijim se çfarë do të ketë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll