Sport

“Georgina është e lezetshme, por ne nuk pimë kafe!” Ja çfarë thotë gruaja e Lewas për partneren e Cristiano Ronaldos…

Anna Lewandowski dhe Georgina Rodriguez u takuan në Kanë në vitin 2022 dhe që atëherë rrugët e vajzave janë kryqëzuar disa herë.

8 Prill 2023, 09:50 Nga DOSJA

“Georgina është e lezetshme, por ne nuk pimë kafe!”

 Popullariteti i saj është i madh, ndaj që nga viti 2021, Netflix ka regjistruar episode të reja të serialit për bukuroshen Georgina Rodriguez. Së fundmi, Ana Lewandowski, bashkëshortja e futbollistit të Barcelonës, Robert Lewandowski, ka folur për të dashurën e Ronaldos.

“Georgina është e lezetshme, por ne nuk pimë kafe!”

Në podkastin “Onet VojevodzkiKedzierski”, Anna ka folur për njohjen e saj me partneren e Cristiano Ronaldos. Georgina Rodríguez jeton në Madrid me fëmijët e saj dhe shpesh viziton bashkëshortin e saj që luan në Arabinë Saudite.

“Georgina është e lezetshme, por ne nuk pimë kafe!”

“U përshëndetëm dhe biseduam pak. Asokohe flitej shumë për Georginën sepse sapo kishte humbur foshnjën”, - e nisi bisedën Anna, e më pas vazhdoi: “Pastaj u takuam në Katar, jetuam në të njëjtin hotel. Vajzë e lezetshme. Nuk e njoh aq mirë. Nuk është se jemi ulur diku, të pimë kafe apo dhe të darkojmë. Njihemi, jemi parë disa herë në evente të ndryshme futbolli”.

“Georgina është e lezetshme, por ne nuk pimë kafe!”

Anna Lewandowski dhe Georgina Rodriguez u takuan në Kanë në vitin 2022 dhe që atëherë rrugët e vajzave janë kryqëzuar disa herë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll