Politike

“Kë ke ndërmend kur grushton kundërshtarin?”/ Rama i sugjeron boksierit veten e tij: Rama ik!

Në këtë bashkëbisedim me kryeministrin kanë qenë prezentë 7 kampionët e sportit: Luiza Gega, Briken Calja, Erland Qerimaj, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

8 Prill 2023, 10:10 Nga A.B
“Kë ke ndërmend kur grushton kundërshtarin?”/ Rama i
Podkasti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrejtin social Facebook, episodin e parë të podcastit “Flasim”. Në këtë bashkëbisedim me kryeministrin kanë qenë prezentë 7 kampionët e sportit: Luiza Gega, Briken Calja, Erland Qerimaj, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Gjatë bisedës, me shaka, kryeministri i sugjeroi boksierit që kur të godasë kundërshtarin, të ketë parasysh Ramën. 

PJESË:

Edi Rama: Kë ke në mend ti kur i gjuan kundërshtarit me grusht që të nxit që t’i biesh më fortë?

Alban Beqiri: Nuk është se fokusohemi te dikush, por mundohemi të jemi sa më të qetë me çdo kundërshtar.

Edi Rama: Unë mund të thosha që të kam në mend ty dhe “Rama ik, Rama ik, Rama ik!”.

edi rama

Sondazh

Poll