Politike

Berisha dhe Meta bëhen bashkë në Vorë, kreu i PL: Ku janë 14 mln euro investime, janë të vjedhura dhe të abuzuara

Ai tha se beson tek mençuria e qytetarëve dhe se do të nisë një ndryshim masiv më 14 maj. 

7 Prill 2023, 18:45 Nga DOSJA
Berisha dhe Meta bëhen bashkë në Vorë, kreu i PL: Ku
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta janë bërë bashkë në Vorë në prezantimin e kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Meta u shpreh para mbështetësve se Indrit Hoxha do ta shndërrojë Vorën në një vend të denjë për qytetarët. Ai tha se beson tek mençuria e qytetarëve dhe se do të nisë një ndryshim masiv më 14 maj. 

Pjesë nga fjala e Metës: 

Ku janë 14 mln euro investime, janë të vjedhura dhe të abuzuara, janë në SPAK dhe këtyre çështjeve duhet ti shkohet deri në fund. Është e tmerrshme të shikosh rrugë këtu në Vorë ku as me autoblinda nuk mund të shkosh dhe jo më me mjete. Është jashtë çdo imagjinate. Unë besoj tek vizioni i Indritit, tek plani i tij për urbanizimin e Vorës që do t’ja ngrejë vlerën këtu qyteti. Besoj tek aftësitë e tij menaxheriale dhe tek plani për ta shndërruar Vorën në një shembull të suksesit të investimeve të huaja, por edhe vendase. Ndryshimi fillon dhe triumfon më 14 maj, shumë shpejt do të jetë edhe në nivel kombëtar. Unë besoj tek mençuria e të gjithë juve, edhe tek ata që me bindje politike mund ti kenë ndryshe po që vidhen nga rilindja, ky sekt kaq i papërgjegjshëm.

ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll