Politike

Takimi me gratë dhe vajzat! Meta: Janë fuqia e ndryshimit! Vota e tyre do të jetë për mbrojtjen dhe mirëqenien e familjes

Meta ka deklaruar se më 14 maj do të ndodhë ndryshimi i shumëpritur nga qytetarët.

8 Prill 2023, 09:02 Nga A.B
Takimi me gratë dhe vajzat! Meta: Janë fuqia e ndryshimit! Vota e tyre
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar dje me gratë dhe nënat e njësisë nr.2 në Tiranë. Gjatë bashkëbisedimit, Meta ka deklaruar se më 14 maj do të ndodhë ndryshimi i shumëpritur nga qytetarët.

Gjithashtu thekson se gratë, vajzat dhe nënat e reja janë fuqia e Ndryshimit.

"Gratë, vajzat dhe nënat e reja janë fuqia e Ndryshimit. Vota e tyre më 14 Maj do të jetë votë për mbrojtjen dhe mirëqenien e familjes dhe për të ardhmen e sigurtë të fëmijëve në Shqipëri. Kënaqësi të merrja pjesë dje në takimin me gratë dhe nënat e mrekullueshme të njësisë nr.2 në Tiranë. Bashkë me ne, kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës Belind Këlliçi, i cili prezantoi Planin për Tiranën, plan që mbështet në veçanti gratë dhe familjet e reja. I inkurajuar nga energjia dhe vendosmëria e kandidateve tona, këshilltareve të ardhshme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të cilat do të jenë zëri i grave dhe nënave të kryeqytetit. Bashkë Fitojmë!"

ilir meta

Sondazh

Poll