Politike

PD ankimon në KAS regjistrimin e kandidatit të PD për Bashkinë Mallakastër: Është subjekt i ligjit të dekrininalizimit

Bazuar në ligjin për dekriminalizimin, PD kërkon që Ismailaj të mos kandidojë më për kryetar bashkie.

7 Prill 2023, 19:01 Nga F.M
PD ankimon në KAS regjistrimin e kandidatit të PD për
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike ka ankimuar në KAS regjistrimin e kandidatit të PS për Bashkinë Mallakastër Qerim Ismailaj, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organozuar e dënoi me 6 muaj burgim në shkurt të këtij viti për falsifikim dokumentesh. Kjo erdhi pasi Ismailaj kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim 3 vjet në Greqi për akte dhune. Bazuar në ligjin për dekriminalizimin, PD kërkon që Ismailaj të mos kandidojë më për kryetar bashkie.

Ankimimi:

Në bazë të parashikimeve ligjore të mësipërme rezulton që situata juridike e shtetasit Qerim Ismail Ismailaj bie në kushtet e ndalimit të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe më konkretisht të neneve 2 dhe 4 të tij sepse: (i) me Vendimin Nr.11 i datës 02.02.2023 të GJKKO i pandehuri Qerim Ismailaj është dënuar më vendim të formës së prerë me 6 muaj burgim sipas pikës 1 të këtij vendimi për veprën penale "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve" parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal. Siç shihet dhe nga vendimi i gjykatës kjo vepër kryehet vetëm me dashje dhe në këto kushte ky shtetas ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar; (ii) vendimi gjyqesor eshte dhene nga nje autoritet shqiptar; (iii) vendimi eshte i formes se prere duke nisur nga data 29 Mars 2023; (iv) periudha e rehabilitimi prej 2 vjetesh nuk eshte ezauruar dhe sipas ligjit skadon në 29 Mars 2025.

Ankimimin e paralajmëroi sot deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ismailaj u gjet fajtor për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit pasi nuk deklaroi një dënim të marrë në Greqi. Pavarësisht dënimit, ai është shprehur se nuk do të heqë dorë nga mandati i kryebashkiakut, ndërsa vendimin e ka cilësuar të padrejtë. 

partia demokratike qerim ismailaj

Sondazh

Poll