Politike

Dashamir Shehi: 1 milionë pemë nuk i ka gjithë parku i Dajtit, edhe sa duhet të rrijë kjo qeveri që të gjykohet

Sheshi është shprehur se kjo qeveri e ka pasur rrugën për çdo gjë, pasi opozita nuk ka qenë e pranishme për të kontrolluar qeverinë.

7 Prill 2023, 17:31 Nga I.A
Dashamir Shehi: 1 milionë pemë nuk i ka gjithë parku i Dajtit,
Dash Shehi

TIRANË- Deputeti demokrat Dashamir Shehi ka ironizuar deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj për mbjelljen e 1 milionë pemëve në Tiranë. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Shehi tha se 1 milionë pemë nuk i ka i gjithë parku i Dajtit. Po ashtu, Sheshi është shprehur se kjo qeveri e ka pasur rrugën për çdo gjë, pasi opozita nuk ka qenë e pranishme për të kontrolluar qeverinë.

"Këto ankohen se nuk i kemi lënë ne për për të bërë unazën e madhe. Po më rrumpallë se kam parë këto me këtë opozitë që kemi ne. Dy herë që skemi hyrë në zgjedhje. Këto janë atje sipër kanë 10 vjet që rrinë dhe thonë këtu po na turbulloni ujin. Po keni 10 vjet. Domethënë se të gjithë ne sajojmë në fushatë dhe do sajojmë për propagandë. Vetëm ju jeni ata që mendoheni. Po sa duhet të rrini ju për tu gjykuar. Keni 10 vjet në pushtet, 8 vjet në Tiranë. 1 milionë pemë that ju. Kam punuar ca vite në pyjore, 1 milion pemë nuk ka gjithë parku i Dajtit. Nëse i kemi mbjellë pas Dajtit. Po po flasim për zonën urbane. Ne vit për vit investoheshim, mbillte pyjorja e Tiranës nga 20 mijë 25 mijë. Sot nuk punon asnjëri, sot nuk ka as pyjore më," tha Shehi.

dashamir shehi

Sondazh

Poll