Politike

Rama kërkoi daljen nga juridiksioni i Arbitrazhit, Meta: Shqipëria duhet të dalë nga rrethi vicioz ku e futi Rilindja!

Sipas kreut të PL-së, ajo që duhet të bëjë Shqipëria është të dalë nga ky rreth. 

7 Prill 2023, 18:48 Nga F.M
Rama kërkoi daljen nga juridiksioni i Arbitrazhit, Meta: Shqipëria
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se po shqyrton mundësinë e daljes nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit pas përballjes me biznesmenin Francesco Beçhetti. Në fjalën që mbajti në Vorë, në prezantimin e kandidatit 'Bashkë Fitojmë', Meta tha se PS e ka futur vendin në një rreth vicioz. Sipas kreut të PL-së, ajo që duhet të bëjë Shqipëria është të dalë nga ky rreth. 

"Kosova fitoi për të 3 herë Arbitrazhin ndërkombëtar, i papërgjegjshmit kërkon të dalim nga juridiksioni. Shqipëria duhet të dalë një herë e gjithmonë nga rrethi vicioz ku e futi Rilindja përmes kapjes së shtetit, e gjitha nis më 14 maj,"- tha Meta. 

Kryeministri Edi Rama e konsideroi skandaloz vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, në favor të Francesco Beçhetti-t. Pas mbledhjes së Qeverisë, kreu i Qeverisë tha se që javën e ardhshme, Shqipëria “do të hapë probleme të mëdha” me këtë gjykatë, ndërsa shtoi se po analizohet edhe mundësia për të dalë fare nga juridiksioni i saj. I vendosur, kryeministri shtoi se nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për biznesmenin, të cilin e quajti 'mashtross'.

ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll