Politike

Noka i dha firmën/ Kandidati komunist për Tiranën: Ishte shoqërore. Me Berishën kemi qenë armiq të përjetshëm!

Marko Dajti tha se dikur PK ka pasur armik kryesor kryedemokratin Sali Berisha, por tani sipas tij servilat kanë ikur nga selia blu.

7 Prill 2023, 17:39 Nga k.m.
Noka i dha firmën/ Kandidati komunist për Tiranën: Ishte
Marko Dajti

TIRANË- Marko Dajti, kandidati i Partisë Komuniste për Tiranën ka treguar se firma që i ka dhënë deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka për të kandiduar ishte në "mënyrë shoqërore". Në një intervistë të dhënë për Euronews Albania, Dajti tha se dikur PK ka pasur armik kryesor kryedemokratin Sali Berisha, por tani sipas tij servilat kanë ikur nga selia blu.

“Kjo që bëri Flamuri është një zhvillim mjaft pozitiv për Shqipërinë, edhe pse kjo ishe shoqërore, është për t’u falenderuar. Pas 30 vjetësh shqiptarët arrijnë të bashkohen dhe të ecin përpara. Ne kemi qenë armiq të përjetshëm me Berishën, dhe opozitën që kemi bërë ne nga 2005 nga 2013 s’e ka bërë as PS, Sot PD është pastruar nga servilët, i ka marrë të gjithë PS,”- tha Dajti.

Marko Dajti është një nga kandidatët për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, i cili mori një firmë nga Flamur Noka.

marko dajti

Sondazh

Poll