Sport

Materazzi, ai që shkatërroi imazhin e Zidane tregon Mourinhon: “Dinte edhe emrat e fëmijëve dhe grave tona!”

Mbrojtëi zikaltër nuk i kishte marrëdhëniet më të mira me Jose Mourinhon dhe... e ofendoi kur ky i fundit u largua nga Interi.

7 Prill 2023, 23:34 Nga DOSJA
Materazzi, ai që shkatërroi imazhin e Zidane tregon Mourinhon:

ITALI - Në vitin 2006, në finalen e Kupës së Botës në Gjermani, ai sfidoi Zinedine Zidane dhe e çoi në reagimin më të famshëm të karrierës së tij.

“Zizou” u çmend, goditi fort me kokë mbrojtësin e Italisë dhe u përjashtua! Në atë kohë Materazzi luante te Interi ku qëndroi deri në vitin 2011.

Në vitin 2010, nën udhëzimet e Jose Mourinhos, ai fitoi Champions League dhe jo vetëm. Portugezi udhëhoqi Interin në një sukses të trefishtë, por u largua, duke zemëruar Materazzin.

Marco Materazzi recalled what he said to Jose Mourinho during a tearful goodbye after the Champions League final in 2010:

“I told him “f**k you” because he was leaving me with Benitez.” pic.twitter.com/hQkk2R5H5v
— Football Italia (@footballitalia) April 6, 2023

Vite më vonë, ai zbuloi se si i tha lamtumirë “The Special One”: “I thashë ik q… se po më linte me Benitezin”. “Mourinho ishte i veçantë, ai dinte emrat e të gjithë fëmijëve dhe grave tona”, tha Materazzi për trajnerin aktual të Romës në një intervistë të fundit për Italia Football TV.

“Askush tjetër nuk e kishte bërë ndonjëherë këtë për mua. Nuk ishte një surprizë e madhe për mua, por për gruan time, kur e takoi dhe i tha 'përshëndetje Daniela'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll