Sport

Milan ngec në "San Siro", Napoli vazhdon shkëputjen në krye!

Pioli provoi të fitojë me një formacion të ndryshuar duke u përpjekur të bëjë një rotacion për shkak të ndeshjeve çerekfinale të Champions League-s që do të zhvillojë javën e ardhshme, por që nuk shkoi më tepër se sa barazimi I bardhë.

7 Prill 2023, 22:57 Nga DOSJA
Milan ngec në "San Siro", Napoli vazhdon shkëputjen në

ITALI - Nuk shkon më tepër se një barazim pa gola përballja mes Milanit dhe Empolit e luajtur mbërmjen e sotme në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A. Një përballje në të cilën kquezinjtë mund të përfitonin nga hapi fals I Interi I cili gjithashtu barazoi pasditen e së premtes

Pioli provoi të fitojë me një formacion të ndryshuar duke u përpjekur të bëjë një rotacion për shkak të ndeshjeve çerekfinale të Champions League-s që do të zhvillojë javën e ardhshme, por që nuk shkoi më tepër se sa barazimi I bardhë.

Në fund të ndeshjes ishte Olivier Giroud ai që shënoi një gol por për gjyqtarin dhe systemin VAR ishte I parregullt për shkak të prekjes së topit me dorë.

Me këtë pike të fituar kuqezinjtë mbeten në vendin e tretë në kuotën e 52 pikëve një më tepër se Interi I vendit të katërt. Nërkohë që Napoli më herët fitoi ndeshjen e tij 2-1 me Lecen duke thelluar Akoma më shumë avantazhin në krye të Sersë A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll