Sport

Guardiola zbulon 'sekretin' pse deri tani, ai nuk është shkarkuar si shumë kolegë të tij…

Një rekord prej 12 ndryshimesh trajnerësh në Premier League e këtij viti, po shqetëson Pep Guardiolën, ku tekniku e Cityt ka “rrëfyer” në një konferencë për shtyp se pse nuk është shkarkuar deri më tani në karrierën e tij.

7 Prill 2023, 21:21 Nga DOSJA
Guardiola zbulon 'sekretin' pse deri tani, ai nuk është

ANGLI - Vendimi i Leicesterit dhe Chelseas për të lasrguar Rodgersin dhe Potterin nga postet e tyre teknikë pak 24 orë më parë, rezultoi të bëjnë... histori në Premier Lague.

Për herë të parë në futbollin anglez ndodhi që në një sezon të bëhen 12 ndryshime në stolat e skuadrave të ndryshme, kur kampionati ende nuk ka përfunduar (rekordi i mëparshëm ishte 10).

Çuditërisht, të gjithë trajnerëve aktualë në Premier League u është kërkuar të mendim për këtë problem, me Pep Guardiolën, të cilit i kërkohet se ai nuk shkarkohet. Dhe spanjoli e zbulon 'sekretin' tij.

"Unë do t'ju tregoj sekretin: Unë po fitoj ndeshje. Nëse nuk do të fitoja, me siguri që do të pushohesha. Nuk është se flokët e mi janë më të mirë se të tjerëve. Unë nuk jam pushuar sepse po fitoj më shumë ndeshje”,- ka theksuar katalanasi, ndërsa për titullin dhe betejën me Arsenalin ka thënë:

"Nëse humbim pikë, Arsenali do të jetë kampion më herët. Nëse fitojmë, fitojmë, fitojmë, ndoshta do të jemi kampionë në fund të sezonit. Jemi mësuar me këtë situatë, nuk është problem për ne."

Vihet re, se në konferencën për shtyp të së premtes, një lajm shumë i këndshëm ka ardhur nga buzët e Guardiolës, ku trajneri i Manchester City ka nënvizuar se Erling Haaland e ka kapërcyer dëmtimin e tij dhe do të jetë gati për ndeshjen jashtë fushe të ‘Qytetarëve’ kundër Southampton të shtunën mbrëma (19:30) në kuadër të javës së 30-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll