Sport

Fabregas: “Messi është një Michael Jordan i kohëve të sotme…”

“Me gjithë atë që ka fituar, gjithçka që thuhet për të, sa shumë e duan njerëzit, e megjithatë ai nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, sa më shumë fiton, aq më i përulur është. Për këtë e respektoj edhe më shumë Lionelin.”

7 Prill 2023, 23:26 Nga DOSJA
Fabregas: “Messi është një Michael Jordan i kohëve

SPANJE - “Për mua, Lionel Messi është si Michael Jordan në kohën e tij”. Këtë ka thenë ndër të tjera spanjolli duke folur për “Sky Sport”, Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll të Comos Cesc Fabregas, duke ia dedikuar një pjesë të madhe të intervistës mikut dhe ish-shokut të tij te Barcelona, ​​superyllit argjentinas të Paris Saint-Germain. 

“Ai mbetet gjithmonë një mik i veçantë dhe unë e di mirë se kush është Lionel. Kur jemi me pushime së bashku dhe shkojmë në një restorant për darkë të gjithë e njohin atë. Unë nuk kam parë me askënd tjetër atë që ndodh me të. Kam jetuar në Londër për shumë vite, kam qenë në Harrod's dhe kam parë Brad Pitt dhe Angelina Jolie dhe të gjithë yjet më të mëdhenj në botë.”

“U ktheva në Harrod's me Lionelin dhe nuk mund të lëviznim. Për mua, Lionel është si Michael Jordan në kohën e tij. Është bukur ta kesh si mik dhe të shohësh sa modest është. Me gjithë atë që ka fituar, gjithçka që thuhet për të, sa shumë e duan njerëzit, e megjithatë ai nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, sa më shumë fiton, aq më i përulur është. Për këtë e respektoj edhe më shumë Lionelin”, shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll