Sport

E FUNDIT! Ibrahimovic do të largohet nga Milani në verë… nuk i rinovohet kontrata

Sulmuesi suedez Ibrahimovic, së fundmi ka pësuar një përsëritje të lëndimit të kofshës dhe për këtë arsye do të humbasë edhe çerekfinalet e Champions League kundër Napolit (12/18 prill).

7 Prill 2023, 20:53 Nga DOSJA
E FUNDIT! Ibrahimovic do të largohet nga Milani në verë…

ITALI - Lajmi ka marrë dhenë dhe shumëkush dyshon. Në vitin 2020 ai u kthye te Milan pas tetë vitesh, tani Zlatan Ibrahimovic (41) po largohet sërish nga klubi. Sipas informacioneve të “Foot Mercato”, suedezit nuk do t’i vazhdohet kontrata, e cila skadon në verë. 

Shkak për këtë mësohet se është dëmtimi i përsëritur i 41-vjeçarit, i cili fitoi sërish titullin kampion në vitin 2021 për herë të parë pas njëmbëdhjetë vitesh. Ibrahimovic së fundmi pësoi një përsëritje të lëndimit të kofshës dhe për këtë arsye ai ndoshta do të humbasë çerekfinalet e Champions League kundër Napolit (12/18 prill). 

Golashënuesi më i vjetër në Seria A, ka humbur pjesën më të madhe të sezonit për shkak të operacionit në gju. Mbetet për t'u parë nëse Ibrahimovic do t'i japë fund karrierës së tij në verë. Ai vazhdimisht theksoi se nuk dëshiron të ndalet. Por së pari, atij do t’i duhet një klub i ri, pasi kuqezinjtë mesa duket e kanë ‘arkivuar’ kontratën e Zlatan Ibrahimovicit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll