VIDEO / Nuk mjafton as paraqitja e shkëlqyer e Asllanit, për t’i dhënë fitoren Interit…
Kristjan Asllani e ka nisur nga minuta e parë takimin e sotëm mes Salernintanës dhe Interit. Goli i Interit u realizua në minutën e 6, teksa Gonsens tundi rrjetën.
7 Prill 2023, 18:53Nga DOSJA
ITALI - Interi vazhdon situatat jo të mira në këtë pjesë të sezonit, këtë herë ka qenë Salernitana ajo që e ka befasuar duke i dhënë vetëm 1 pikë dhe jo 3, ashtu siç shpresoi që nga minuta e 6-të e takimit kur shënoi Gosens.
Kristjan Asllani e ka nisur nga minuta e parë takimin e sotëm mes Salernintanës dhe Interit. Goli i Interit u realizua në minutën e 6-të, teksa Gosens tundi rrjetën.
Gjithçka erdhi nga këmbët e mesfushorit shqiptar që kishte dirigjimin e golit. Pas pasimit të mrekullueshëm të Asllanit për Lukakun, ky i fundit e nxori Gosens të pozicion të favorshëm për të shënuar.
Mesfushori kuqezi ka qenë në një formë të mire në këtë rikthim në formacionin bazë për të cilin ndikoi edhe paraqitja e tij me kombëtaren në ndeshjen ndaj Polonisë.
Megjithatë nuk mjaftoi e gjitha kjo paraqite e mirë e shqiptarit që zikaltrit e Inzaghit të merrnin fitore në këtë javë të 29-të të Serisë A. Salernitana gjen golin e barazimit në fundin e kohës së rregullt me Candrevan duke i ndarë të dyja skuadrave nga një pike.