Sport

John Terry bën 'shaka' me Frank Lampard që është rikthyer te Chelsea: “Edhe unë do të kthehesha për të qenë kapiten i ekipit”...

Ish-kapiteni i dërgon një mesazh Frank Lampard dhe i thotë se do të dëshironte të rikthehej në Chelsea: “Paç fat! Kjo është e vetmja punë për të cilën edhe unë do të kthehesha"

7 Prill 2023, 19:09 Nga DOSJA
John Terry bën 'shaka' me Frank Lampard që është

ANGLI - Graham Potter u shkarkua nga Chelsea dhe Frank Lampard u kthye si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit. Pas prezantimit të teknikut, ish-kapiteni i ‘bluve’, John Terry, bëri një deklaratë në të cilën i “propozoi veten” në formacionin londinez.

Pas rikthimit të Frank Lampard në stolin teknik të Chelseas, John Terry nuk mundi të rezistonte dhe bëri shaka me shokun e tij të skuadrës se do të shqyrtonte mundësinë e një rikthim të mundshëm në formacionin londinez. Të dy ish-lojtarët kanë luajtur së bashku për 13 vjet në Stamford Bridge dhe shijuan periudhën më të mirë në historinë e klubit.

"Paç fat shoku im! E vetmja punë për të cilën do të kthehesha, edhe pse dola në pension, do të ishte Chelsea, të isha kapiten i ekipit të parë ”,- tha Terry me shaka, sipas Football.london.

Në vitin 2018, ish-lideri i skuadrës nga kryeqyteti i Anglisë, vendosi të tërhiqet nga Aston Villa. Pasi vendosi të varte këpucët, ish-mbrojtësi u bë ndihmës trajner në Birmingham dhe tani është emëruar si këshilltar në Chelsea.

Në vitin 2017, Chelsea mbizotëroi kundër Sunderland, me rezultatin 5-1 dhe John Terry luajti ndeshjen e tij të fundit në Stamford Bridge. Ish-mbrojtësi luajti për 20 vite në fanelën e londinezëve dhe ishte kapiten i skuadrës. Ish-futbollisti ka mbajtur një fjalim emocionues.

“Klubi dhe unë kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie fantastike që vazhdon përtej ditëve të mia të lojës. Ne patëm disa diskutime shumë pozitive, por megjithatë bëra një bilanc dhe vendosa që kishte ardhur koha që të largohesha.

Isha gjithmonë i vetëdijshëm se duhej të largohesha në kohën e duhur. Ndjej se kam ende shumë për të ofruar në fushë. Sigurisht, unë do të jem gjithmonë një tifoz i Chelseat”, tha John Terry.

Terry shënoi 67 gola në 717 ndeshje për blutë, teksa mbrojtësi anglez fitoi 17 trofe me Chelsea.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll