Bota

Protesta për reformën e armëve, Dhoma e Përfaqësuesve në Tenesi përjashton dy ligjvënës demokratë

Përjashtimi nga Dhoma kërkon dy të tretat e shumicës së anëtarëve të përgjithshëm.

7 Prill 2023, 13:38 Nga a.l
Protesta për reformën e armëve, Dhoma e Përfaqësuesve
Justin Jones

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve që kontrollohet nga republikanët e Tenesit votoi për të përjashtuar dy ligjvënës me ngjyrë, një javë pasi tre demokratët kryesuan protestat për reformën e armëve në sallë.

Turma në galeri shpërtheu në brohoritje pas përjashtimeve dhe numërimit të votave. Seanca zgjati shtatë orë. Votimi mbi shkeljet e rregullave për Justin Jones u nda sipas linjave partiake 72-25, ndërsa vota në rastin e Pearson ishte 69-26. Vota e Johnson ishte 65-30. Përjashtimi nga Dhoma kërkon dy të tretat e shumicës së anëtarëve të përgjithshëm, shkruan CNN. 

Protestuesit kanë shfaqur revoltë nga mosveprimi për reformën e dhunës me armë pas të shtënave masive vdekjeprurëse në një shkollë në Nashville. 

justin jones

Sondazh

Poll