Bota

UNICEF ngre alarmin: Rreth 1 milionë fëmijë rrezikohen nga kequshqyerja në Sahel të Afrikës

Në Mali, 367,000 fëmijë rrezikojnë të përballen me kequshqyerjen, më shumë se 18 për qind se nga viti i kaluar.

7 Prill 2023, 13:49 Nga a.l
UNICEF ngre alarmin: Rreth 1 milionë fëmijë rrezikohen nga
Foto ilustruese

AFRIKË- Një raporti i publikuar së fundmi nga UNICEF ngre alarmin se rreth 1 milionë fëmijë rrezikohet nga kequshqyerja në rajonin Sahel të Afrikës. Rritja e çmimeve për ushqimet dhe ndryshimet klimatike priret të rrezikojnë jetën e fëmijëve kryesisht në zonat, Burkina Faso, Mali dhe Nigeri, raportojnë mediat e huaja. 

"Rreth 970,000 fëmijë nën 5 vjeç nga tre vendet qendrore Sahel të Afrikës Perëndimore (Burkina Faso, Mali dhe Nigeri) do të përballen me humbje të rënda këtë vit," tha në një deklaratë agjencia e fëmijëve.

Të treja vendet janë të varfra, pa dalje në det dhe luftojnë kryengritjet xhihadiste.
Nigeria parashikohet të jetë më e rrezikuara, me 430,000 fëmijë që mund të preken nga kequshqyerja, një rënie prej 14 për qind nga totali i vitit 2022 falë përpjekjeve të qeverisë.

Në Mali, 367,000 fëmijë rrezikojnë të përballen me kequshqyerjen, më shumë se 18 për qind se nga viti i kaluar.

“Rritja e pasigurisë dhe konfliktit do të thotë se cenueshmëria po rritet në rajon dhe po bëhet më e vështirë për të ndihmuar komunitetet në zonat e izoluara”, tha në deklaratë drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, Marie-Pierre Poirier.

Agjencia e OKB-së tha se të dhënat treguan një rritje të humbjes së fëmijëve në të gjithë Sahelin në vitin 2023, duke përfshirë pjesën e Beninit, Burkina Fason, Kamerunin, Malin, Mauritaninë, Senegalin dhe Togon. Ai u bëri thirrje qeverive që të vendosin si prioritet furnizimin me ushqim për fëmijët  dhe të nxisin investimet kombëtare në parandalimin, zbulimin dhe trajtimin e hershëm të kequshqyerjes së fëmijëve.

unicef

Sondazh

Poll