Bota

Pritën në takim presidenten e Tajvanit, Kina sanksionon dy organizatat amerikane

Udhëheqësit kryesorë të organizatave do t'u ndalohet gjithashtu të vizitojnë Kinën, të kryejnë transaksione ose bashkëpunime me organizata ose individë. 

7 Prill 2023, 13:32 Nga a.l
Pritën në takim presidenten e Tajvanit, Kina sanksionon dy organizatat
Presidentja e Taiëan

KINË- Kina ka vendosur sanksione ndaj dy organizatave amerikane që pritën Presidenten e Tajvanit Tsai Ing-ëen gjatë udhëtimit të saj të fundit në Shtetet e Bashkuara, të cilat Pekini e kishte dënuar ashpër.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës njoftoi të premten se instituti Hudson me seli në Uashington dhe Biblioteka Presidenciale Ronald Regan në Kaliforni do të ndalohen nga çdo bashkëpunim, shkëmbim apo transaksion me institucione dhe individë në Kinë, shkruajnë mediat e huaja

Udhëheqësit kryesorë të organizatave do t'u ndalohet gjithashtu të vizitojnë Kinën, të kryejnë transaksione ose bashkëpunime me organizata ose individë. 

Instituti Hudson dhe Biblioteka Reagan kanë ofruar një platformë dhe kanë lehtësuar aktivitetet separatiste të Tsai-t… gjë që minon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, tha ministria, duke përdorur një term që përdoret shpesh për të kritikuar veprimet e liderit të Tajvanit.

Biblioteka Presidenciale Ronald Reagan ishte vendi i një takimi midis Tsai dhe Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Kevin McCarthy të mërkurën - hera e parë që një president i Tajvanit kishte takuar një kryetar të SHBA-së në tokën amerikane. Dhe javën e kaluar, Instituti Hudson i prezantoi Tsai-t në qytetin e Nju Jorkut një çmim për udhëheqje globale.

tensionet kine-taiwan

Sondazh

Poll