Bota

Drejtoresha e FMN: Ekonomia botërore pritet të rritet me më pak se 3 % këtë vit

Ajo paralajmëroi më tej se një ngadalësim i ekonomisë botërore vitin e kaluar i shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe lufta Rusi-Ukrainë mund të vazhdojë edhe këtë vit.

7 Prill 2023, 12:17 Nga a.l
Drejtoresha e FMN: Ekonomia botërore pritet të rritet me më pak
Kristalina Georgiva

Drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgiva tha se India dhe Kina pritet të përbëjnë gjysmën e rritjes ekonnomike globale në vitin 2023. Ajo shtoi se ekonomia botërore pritet të rritet me më pak se 3 për qind këtë vit. 

"Disa momentum vjen nga ekonomitë në zhvillim, veçanërisht Azia është një vend i ndritshëm. India dhe Kina pritet të përbëjnë gjysmën e rritjes globale në 2023. Por të tjerët përballen me një rritje më të madhe," i tha Georgieva agjencisë së lajmeve PTI. 

Ajo paralajmëroi më tej se një ngadalësim i ekonomisë botërore vitin e kaluar i shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe lufta Rusi-Ukrainë mund të vazhdojë edhe këtë vit. Georgiva tha se kriza Rusi-Ukrainë çoi në rënien e ritmit të rritjes së ekonomisë globale në vitin 2022 me pothuajse gjysmën nga 6.1 për qind në 3.4 për qind. 

Por për sa kohë do të zgjasë kjo fazë e ngadaltë e rritjes? Shefi i FMN-së beson se faza e ngadalësimit të aktivitetit ekonomik do të zgjatet pasi pesë vitet e ardhshme do të dëshmojnë rritje më pak se 3 për qind. Ky, sipas shefit të FMN-së, është parashikimi më i ulët i rritjes afatmesme që nga viti 1990, dhe shumë nën mesataren prej 3.8 për qind nga dy dekadat e fundit, shkruajnë mediat e huaja. 

Ajo shtoi se rritja më e ngadaltë ekonomike do ta jetë më sfiduese për vendet me të ardhura të ulëta. 

"Varfëria dhe uria mund të rriten më tej, një trend i rrezikshëm që filloi nga kriza e COVID", tha ajo. 

Georgieva shtoi se vendet me të ardhura më të ulëta do të gjymtohen me kosto të larta huamarrjeje në një kohë kwrkesa pwr eksportet e tyre wshtw rritur. Ajo gjithashtu vuri në dukje se rreth 90 për qind e ekonomive të përparuara parashikohet të dëshmojnë një rënie të normave të rritjes në vitin 2023. 

Duke folur për krizën bankare, Georgieva tha se ndërsa sistemi bankar global kishte përparuar që nga kriza e vitit 2008. 

kristalina georgiva

Sondazh

Poll