Bota

Përhapi lajme të rreme për ushtrinë ruse, prokurorët rusë kërkojnë 25 vite burg për kritikun e Kremlinit

Kara-Murza, 41 vjeç, u arrestua në prill të vitit të kaluar me akuzën e përhapjes së lajmeve të rreme për ushtrinë ruse pasi ai kritikoi agresionin ndaj Ukrainës.

7 Prill 2023, 12:24 Nga a.l
Përhapi lajme të rreme për ushtrinë ruse, prokurorët
Vladimir Kara-Murza

RUSI- Prokurorët rusë kanë kërkuar dënim me 25 vjet burg për politikanin opozitar Vladimir Kara-Marza. Mediat e huaja raportojnë se, Kara-Murza, 41 vjeç, u arrestua në prill të vitit të kaluar me akuzën e përhapjes së lajmeve të rreme për ushtrinë ruse pasi ai kritikoi agresionin ndaj Ukrainës.

Kara-Murza i është shtuar lista së të akuzarëve kundër kritikut veteran të Kremlinit. 41-vjeçari akuzohet gjithashtu për tradhti të lartë dhe për lidhje me një organizatë tqë operonte kundër Rusisë.  Dënimi i kërkuar nga prokurori me 25 vjet është dënimi maksimal. Gjyqi i Kara-Murza po mbahet me dyer të mbyllura në një gjykatë në Moskë. 

I shkolluar në Perëndim, Kara-Murza ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i liderit të vrarë të opozitës Boris Nemtsov dhe i oligarkut në mërgim, i kthyer në kritikun e Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.  Kara-Murza pretendon se u ka mbijetuar dy tentativave të helmimit - në 2015 dhe 2017 - të cilat ai thotë se u urdhëruan nga Kremlini në hakmarrje ndaj aktiviteteve të tij politike. 

Avokatët e tij kanë ngritur shqetësime për shëndetin e tij në paraburgim gjatë vitit të kaluar, duke thënë muajin e kaluar se ai ishte shumë i sëmurë për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore. Rusia përshkallëzoi shtypjen e saj ndaj figurave të opozitës, gazetarëve të pavarur dhe aktivistëve pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022. Shumica e figurave të opozitës ruse tani janë ose në burg ose në mërgim.

vladimir kara-murza

Sondazh

Poll