Bota

Kreu i grupit 'Wagner' e pranon: Numri i ushtarëve tanë të vrarë po rritet! Po pësojmë humbje

Në rrjet ka qarkulluar një video ku, Yevgeny Prigozhin shihet duke qëndruar para dhjetëra varreve me kryqe druri dhe kurora me lule. 

7 Prill 2023, 13:23 Nga a.l
Kreu i grupit 'Wagner' e pranon: Numri i ushtarëve tanë
Grupi ëagner

RUSI- Kreu i grupit mercenar rus ëagner tha se ka pranuar se forcat e tij të ushtrisë vazhdojnë të pësojnë humbje. Në rrjet ka qarkulluar një video ku, Yevgeny Prigozhin shihet duke qëndruar para dhjetëra varreve me kryqe druri dhe kurora me lule. 

"Ata vazhdojnë të varrosin luftëtarët e Wagner këtu, sot nuk ka probleme. Ata që luftojnë ndonjëherë vdesin. Kështu funksionon jeta," tha Prigozhin në video duke iu referuar kompanisë private ushtarake që ai themeloi.

Forcat Wagner kanë qenë në krye të ofensivave në Ukrainën lindore, duke përfshirë qytetin Bakhmut, i cili është bërë beteja më e gjatë dhe më e përgjakshme e fushatës ushtarake të Rusisë. Të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha rreth Bakhmutit. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë vlerësime të përditësuara të humbjeve që nga shtatori 2022, kur ministria e mbrojtjes numëroi 5,937 të vdekur, shkruajnë mediat e huaja.  Ky numër nuk përfshin luftëtarët Wagner, të cilët nuk janë pjesë e ushtrisë konvencionale.

E themeluar në vitin 2014, ëagner është përfshirë në konflikte në Afrikë, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme. Prigozhin kishte rekrutuar prej muajsh, deri në shkurt, të burgosurit, duke premtuar amnisti pas kthimit të tyre në Rusi nëse do t'i mbijetonin luftimeve në Ukrainë.

grupi wagner

Sondazh

Poll