Politike

Mbledhja e qeverisë, Rama: Brenda një viti paga mesatare do të shkojë në 900 euro

Kreu i Qeverisë tha se ky është një rezultat që vjen pas shumë përpjekjeve, reformave dhe punës së palodhur së tyre.

7 Prill 2023, 10:52 Nga A.B
Mbledhja e qeverisë, Rama: Brenda një viti paga mesatare do të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se paga mesatare do të shkojë në 900 Euro në Shqipëri. Për mediat, kreu i Qeverisë tha se ky është një rezultat që vjen pas shumë përpjekjeve, reformave dhe punës së palodhur së tyre.

Dola sot këtu sepse është një nga ditët më të shënuara të qeverisjes sime. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave dhe kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhë se në harkun e 1 viti paga mesatare në Shqipëri do të shkojë nga 563 Euro që është sot, në 900 euro. Ky është rezultat i të gjitha përpjekjeve, reformave, punëve të bëra, për të ardhur në ditën që ta krijojmë mundësinë për shtëpinë e përbashkët dhe të mund të rishpërndajmë të ardhurat aty ku edhe me shumë të drejtë familjet e zakonshme shqiptare presin më shumë se sa çdo gjë tjetër në arkën e buxheteve të tjera”, u shpreh Rama./Dosja.al

edi rama vkm 7 prill 2023

Sondazh

Poll