Politike

Hera e dytë! Olta Xhaçka shkon sërish në SPAK, gati 2 orë para hetuesëve. 'Kyç gojën' para mediave

Pas gati 2 orësh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kur ka dalë ministrja Xhaçka ka vendosur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve. 

7 Prill 2023, 10:54 Nga k.m.
Hera e dytë! Olta Xhaçka shkon sërish në SPAK, gati 2
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Kjo është hera e dytë që ministrja shkon në SPAK për të dhënë deklaratat e saj, brenda pak javësh, por ende nuk dihet përse ka shkuar në ambientet e SPAK ministrja e kabinetit Rama. Pas gati 2 orësh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kur ka dalë ministrja Xhaçka ka vendosur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve. 

Deri më tani, raportohet se ministrja është thirrur për t'u pyetur lidhur me pronat e Ushtrisë, por nuk është konfirmuar zyrtarisht. Kjo pasi Xhaçka ka 2 çështje në SPAK, njëra ka lidhje me privatizimin e tokavë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. 

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. Vendimi erdhi pas denoncimit të Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë. Për këtë çështje ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij. Për çështjen u pyet edhe ministrja Xhaçka, e cila u paraqit më 13 mars të këtij viti në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë dëshmi në cilësinë e personit që ka dijeni rreth hetimeve për privatizimet e pronave të ushtrisë.

Por krahas me dosjen e pronave të ushtrisë, ndaj ish-ministres së Mbrojtjes, ka edhe një dosje për përdorimin e aseteve të ushtrisë në fushatë elektorale (helikoperëve të Ushtrisë), kallëzimi i bërë në vitin 2020, Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi. Të dy e kanë denoncuar publikisht dhe në SPAK ministren se duke përdorur helikopterët shkonte dhe bënte fushatë në qarkun e Dibrës, atje ku ishte e deleguar si drejtuese poltike e PS-së së zonës. Mirëpo Xhaçka nuk i ka pranuar kurrë akuzat e ngritura ndaj saj. 

olta xhacka olta xhacka ne spak

Sondazh

Poll