Politike

14 maji/ Ilir Meta i shkon në zyrë Berishës, 1 orë takim, i përgjigjet Kim: Fitojmë Bashkitë kryesore! Kandidatët tanë me vlera

Takimi po zhvillohet një javë para se në vend të nisë zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

7 Prill 2023, 10:44 Nga k.m.

14 maji/ Ilir Meta i shkon në zyrë Berishës, 1 orë takim, i

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar paraditen e sotme në ambientet e selisë blu për të takuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Për rreth një orë ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, lidhur me koordinimin para nisjes së fushatës elektorale. E më pas, kur ka dalë nga takimi që zgjati 1 orë në zyrën e kreut të PD-së, Meta ndaloi për pak çaste jashtë për të dhënë një prononcim të shkurtër për mediat. Ai theksoi se takimi kryhet si pjesë e koordinimit të vazhdueshëm mes partive në zgjedhjet e 14 Majit, ndërsa edhe njëherë shpehu ambicien e tij për të fituar në Bashkitë më të mëdha në vend.

“Shkodra nuk ka mundësi më shumë se 5 me 0, se aq janë 5 njësi. Qarqet e tjera, opozita synon për një fitore në të gjithë qytetet kryesore të vendit, sidomos në të gjithë bashkitë ku ne kandidojmë dhe absolutisht do të ketë shumicën fituese koalicioni “Bashkë Fitojmë” në të gjithë këshillat bashkiakë kudo,”- tha Meta.

Po ashtu, kreu i Partisë së Lirisë bëri me dije miratimin e vendimit të qeverisë për rritje të rrogave në kategori të ndryshme, e po ashtu komentoi edhe deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila kërkoi kandidatë "të pastër".

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Ilir Meta: Kam thënë që jemi në komunikim të vazhgueshëm, në kuadër edhe të koalicionit dhe të afrimit të kësaj ditë të madhe të ndëshkimit dhe të triumfit të ndryshimit. është bashkim për ndryshim por nuk është për pushtet. Do të kthejë llogaridhënien për interesin publik nga krerët e ardhshëm të bashkive dhe më pas kjo do të ndodhë edhe në nivelin e qeverisjes qëndrore. Qeveria do të paguajë 110 mln euro gjobën për Bechettin për tekat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, erdhi dhe një lajm pozitiv që qeveria e Kosovës fitoi një albitrazh ndërkombëtar, i treti për këtë vit. Jo rastësisht Kosova përmirësohet dhe Shqipëria ka rënë më 27 vende. Kjo përkthehet në gjithçka.

Kryeministri njoftoi rritjen e pagave, ndërkohë që ju keni disa ditë takime në bazë.

Ilir Meta: Janë mësuar më mashtrimet e Edi Ramës, e dinë se sa falas ëhstë shëndësia sot. E di Edi Rama që kujtohet para zgjedhjeve dhe nuk e harrojnë se përgjegjësi kryesor për rënien e fuqisë blerëse është vetëm Edi Rama përmes korrupsionit dhe klientelës së tij. Ndaj zgjidhja është modeli që ofron koalicioni Bashkë fitojmë.

Në Shkodër keni thënë fitojmë 5-0, po në Bashkitë e tjera?

Ilir Meta: Opozita synon për një fitore në qytetet kryesore dhe në të gjithë bashkitë ku kandidojmë dhe do të kemi shumicën dërrmuese. Ne jemi në shërbim të kandidatëve. Prandaj dhe janë superiorë në raport me të tjerët. Janë figura që përfaqësojnë vlera të jashtëzakonshme të qytetarisë dhe kurajos civile.

Deklarata e Yuri Kim?

Ilir Meta: Kandidatët tanë përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë. Mbrojnë historinë dhe traditat më të mira që kanë krijuar komunitetet tona dhe njëkohësisht janë të përkushtuar në rrugën euroatlantike të Shqipërisë.

A ndikon deklarata e Kim në koalicionin tuaj?

Ilir Meta: Koalicioni ynë do të vendosë llogaridhënien. Ne do të rikthejmë transparencën dhe interesin publik. Me katër vjet në Tiranë janë vendosur 3.4 mld euro. Nëse do të ishin investuar me përgjegjshmëri, situata sot në Tiranë do të ishte krejt tjetër.

Do të takoheni me Escobar, po iu kërkoi të distancoheni nga non grata si do të veproni?

Ilir Meta: Këto janë pyetje pa kuptim. Koalicioni ynë ka për qëllim vetëm vendosjen e kërkesës së llogarisë. Koaliconi do i japë një ritëm tjetër në anëtarësimin e BE. 

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 14 maj. Partia Socialiste ka vendosur të garojë në 44 bashki me kryetarët aktualë, duke u besuar edhe një mandat tjetër. Asnjë ndryshim nuk ka në listat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Tiranës, të Beratit, Korçës, Durrësit dhe Lezhës. Partia Demokratike e Sali Berishës, do të marrë pjesë në zgjedhje si pjesë e një koalicioni me Partinë e Lirisë te Ilir Metës, Patinë Demokristiane të Nard Nokës dhe PBDNJ-n e Vangjel Dules. Sigla dhe motoja e koalicionit është “Bashkë Fitojmë”. Në garë është edhe Partia Demokratike e deputetit Enkelejd Alibeaj, i cili garon në 16 bashki./Dosja.al

sali berisha ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll