Aktualitet

Aksidenti i G-Class-it me targa ruse/ Klodiana Lala nxjerr emrin: Na sqaroni a ishte Ervis Martinaj në makinë me vëllain e de

27 Shtator 2019, 09:32 Nga DOSJA
Aksidenti i G-Class-it me targa ruse/ Klodiana Lala nxjerr emrin: Na sqaroni a

Tiranë- Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar sërish për aksidentin me makinën lukzose tek “Sheshi Shqiponja” pak javë më parë, e cila drejtohej nga Eldin Dergjini, vëllai i deputetes Ambra Borova.

Ajo i ka kërkuar informacion policisë  nëse ishte në makinë apo jo me Eldin Dergjinin, Ervis Martinaj, që në fakt ndodhet prapa hekurave.

“Tani të na sqarojë kjo e shkretë polici, ishte apo jo Ervin Martianj në atë makinën e targa ruse. Jo për gjë, po po mbetemi në kuadrin e thashethemit”, shprehet Klodiana Lala në një postim në Facebook.

Personazhi i botës së krimit që shpëtoi pasi telefonoi mikun

Pasi ndodhi aksidenti burime për Dosja.al bënë me dije se në mjetin tip “Benz G-Class” ka qenë një personazh i njohur i botës së krimit në vend. Ky person drejton një grup të strukturuar kriminal dhe prej disa kohësh lëviz vetëm me makina të blinduara. Eldin Dergjini ka qenë shoferi i makinës. Ndërkohë që pas aksidentit, drejtuesi i bandës kriminale në Tiranë, ka telefonuar një mikun e tij, i cili ka shkuar dhe e ka marrë në vendngjarje me një tjetër automjet. Pavarësisht dëshmisë së 34-vjeçarit nga Shkodra, policia dyshon se ai ka marrë në mbrojtje këtë person. Dyshimet janë bërë edhe më të forta, pasi ky automjet i blinduar me targa ruse dhe xhama të zinj është parë në kryeqytet i përdorur nga i dyshuari. Burime nga polica thanë se personi që dyshohet se ishte në mjeti G Class prej kohësh lëviz me mjete të blinduara pasi i druhet një atentati.

Më datë 12 shtator në Tiranë tek “Sheshi Shqiponja”, një makinë tip Mercedes Benz G Class, përfundoi jashtë rruge, duke u kthyer përmbys. Makina super luksoze, e  blinduar kap në treg vlerën  nga 150 mijë deri në 200 mijë euro. Drejtuesi i mjetit, nuk u gjet në vendngjarje, çka menjëherë ngjalli dyshimet se ngjarja mund të fshihte më shumë se një aksident. Menjëherë u verifikua se shoferi i makinës ishte Eldin Dergjini.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eldin dergjini ervis martinaj përmbyset benzi lukzos eldin dergjini ervis martinaj përmbyset benzi lukzos

Sondazh

Poll