Aktualitet

Anti-informaliteti, bllokohen 16 milion litra gaz i lëngshëm, fshehën 38 milionë lekë fitime

27 Shtator 2019, 08:54 Nga DOSJA
Anti-informaliteti, bllokohen 16 milion litra gaz i lëngshëm,

TIRANË- Vijon aksioni anti-informalitet. 350 mijë euro gjobë dhe bllokimi i 1.6 milion litra gaz janë masat e marra ndaj një subjekti që tregton gaz.

Aksioni kundër informalitetit është drejtuar nga drejtori i Doganave, Arlind Gjokutaj, i cili sqaroi edhe masat e marra.

Subjekti në fjalë nuk kishte paguar detyrimet e akcizës për gazin e lëngshëm që kishte hedhur në treg, i cili arrin shifrën prej 38 milionë lekësh.

Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Dy muaj më parë u shpall në kërkim Paulin Gega, pronari i “Gega Oil” pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal. Po kështu Drejtoria e Tatimeve i vuri shiritin një nga bizneset më të mëdha në vend, “Taivanit” për mungesë të kuponit tatimor. Për këtë arsye u gjobit edhe hotel “Rogneri”. Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se ky aksion nuk do të njohë as të fortë dhe pushtetshëm dhe se askujt nuk do u hapet telefoni por do të zbatohet ligji.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antiinformaliteti arlind gjokutaj bllokohet gazi i lengshem antiinformaliteti arlind gjokutaj bllokohet gazi i lengshem

Sondazh

Poll