Kokaina në Durrës, si u kuptua që ishte oriz, fjalët e oficerit të sigurisë: Hape ta shoh…qenka një lojë!
27 Shtator 2019, 09:27Nga DOSJA
DURRWS- “BalkanWeb” siguron detaje nga dosja hetimore në lidhje me operacionin antidrogë Shqipëri-Greqi, ku u sekuestruan 110 kg kokainë. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e një prej personave të arrestuar nga aksioni, Ardian Bega, oficer i sigurisë në portin e Durrësit, i cili kishte arritur që të merrte drogën nga të dy kontejnerët, bashkë me personin që e kontaktojë atë.
“BalkanWeb” ka mësuar itinerarin e rrugës që ndoqi Bega (i arrestuar) dhe shtetasi me inicialet G.M., (i shpallur në kërkim), për të marrë sasinë e kokainës së fshehur në kontejnerët me banane, e cila më pas u hodh në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Gjatë fjalës së tij, Bega tha se pasi shtetasi me inicialet G.M., kishte pikasur se gjithçka ishte lojë, për shkak edhe të mbështetjes sipas tij të dyshimtë, (brenda pakove kishte oriz) ndërsa e hodhi atë jashtë makinës.
“Vendosëm të hyjmë në port nga ana e Urës së Dajlanit dhe në fund arritëm që t’i merrnim pakot. U nisëm të dy drejt Shkëmbit të Kavajës dhe përpara hotel L… kuptuam se diçka nuk shkonte. Kur shtetasi G.M i pa pakot ai e kuptoi dhe tha; “Nxirre qe ta shikoj me ça është e mbështjellë”. Dhe u kur i pa, ai e kuptoi se gjithçka ishte lojë dhe se po ndiqej nga policia. Ai më tha; “Nuk është kjo mbështjellja që kemi kërkuar. E gjitha është një lojë”. Menjëherë vendosi t’u thotë personave që ishin në makinë (me targa franceze) që të mos flisnin më, pasi brenda mund të kishte çip”, mësohet të jetë shprehur Ardian Bega para oficerëve të policisë. Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se shtetasi me inicialet G.M., ka hedhur jashtë automjetit drogën dhe është larguar bashkë me personat e tjerë që ndodheshin në makinë.
Durrës- Ditën e sotme në portin e Durrësit janë kontrolluar 4 konteinerët e bllokuar dhe janë gjetur 137 kg drogë e llojit kokainë.Për këtë sasi droge deri më t...
DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antikokainë në Durrës. Mësohet se Policia ka bllokuar 4 konteinerë në portin e Durrësit, brenda të cilëve k...
TIRANË- Vijon aksioni anti-informalitet. 350 mijë euro gjobë dhe bllokimi i 1.6 milion litra gaz janë masat e marra ndaj një subjekti që tregton gaz.Aksion...
GREQI– Një grup i strukturar kriminal është goditur nga policia greke, ku një person është arrestuar. Grupi me përbërje shqiptare ishte një nga më të mëdh...
TIRANË- Aplikimet për karta ID do të bëhen tashmë, duke respektuar disa afate kohore për 3 muajt në vijim.Lajmin e ka dhene zv.ministrja e Brendshme Rovena...
VLORË– Ditën e sotme është bllokuar porta e bazës së Pashalimanit, në Vlorë. Rreth 200 punonjës që shkojnë për të punuar në bizneset e tyre në gadishullin ...
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, Dhurata Haverin. Mësohet se gjyqarja nuk ka qënë...
Tiranë-Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët. Kjo agjenci bën thirrje që të mos përdo...
TIRANË– Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi tentuan që të trafikonin për prostitucion në Gjermani një 20-vje&cced...