Aktualitet

Bllokohet Karaburuni, ushtarakët e Pashalimanit s’lejojnë kalimin e 200 punonjësve (FOTO)

27 Shtator 2019, 08:18 Nga DOSJA
Bllokohet Karaburuni, ushtarakët e Pashalimanit s’lejojnë

VLORË– Ditën e sotme është bllokuar porta e bazës së Pashalimanit, në Vlorë. Rreth 200 punonjës që shkojnë për të punuar në bizneset e tyre në gadishullin e Karaburunit janë bllokuar sot në orët e para të ditës nga ushtarakët e bazës së Pashalimanit.

Këta punonjës veprojnë pranë bizneseve në Karaburun dhe janë kryesisht peshkatarë apo të punësuar në lokalet e ngritura në gadishull, por edhe bletërritës dhe çobanë, që prej orësh po presin për të hyrë në portën e bazës së Pashalimanit, që është edhe rruga që ndjekin për të shkuar në punë.

Policia ushtarake është urdhëruar që të mos kalojë askush nga ora 08:00 deri në 15:00.

Bizneset po protestojnë për këtë urdhër që nuk i lejon punonjësit të shkojnë në vendet e tyre të punës, ndërkohë rruga është bllokuar dhe me dhjetëra automjete po presin në radhë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet karaburuni peshkataret vlore bllokohet karaburuni peshkataret vlore

Sondazh

Poll