Aktualitet

U nisën nga Ekuadori, bllokohen 4 konteinerë në Durrës, brenda kishin mbi 110 kg kokainë

27 Shtator 2019, 08:57 Nga DOSJA
U nisën nga Ekuadori, bllokohen 4 konteinerë në Durrës,

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antikokainë në Durrës. Mësohet se Policia ka bllokuar 4 konteinerë në portin e Durrësit, brenda të cilëve kishte mbi 110 kg kokainë.

Ditën e sotme, është goditur një tjetër rast i trafikut të kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 110 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit.

Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin milsihaka ardian bega kokaina ne portin e durresit altin milsihaka ardian bega kokaina ne portin e durresit

Sondazh

Poll