Aktualitet

137 kg kokainë brenda konteinerëve/ Kush është oficer i sigurisë së Portit të Durrësit që u arrestua

27 Shtator 2019, 08:59 Nga DOSJA
137 kg kokainë brenda konteinerëve/ Kush është oficer i

Durrës- Ditën e sotme në portin e Durrësit janë kontrolluar 4 konteinerët e bllokuar dhe janë gjetur 137 kg drogë e llojit kokainë.

Për këtë sasi droge deri më tani janë arrestuar Ardian Bega, oficer i sigurisë në portin e Durrësit dhe shtetasi Altin Myslimhaka, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet G.M. Mësohet se skema e trafikut Ekuador-Pire-Shqipëri, kishte pak ditë që po hetohej nga policia greke.

Ditën e sotme, është goditur një tjetër rast i trafikut të kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit. Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin mysliaka ardian bega kokaina ne portin e durresit altin mysliaka ardian bega kokaina ne portin e durresit

Sondazh

Poll