Aktualitet

G-Class-i me targa ruse përmbys te ‘Shqiponja’/ Policia dyshon për atentat, shoferi, vëllai i deputetes Ambra Borova

  • Borova: Vëllai është në shtëpi, s'ka bërë jetë luksi...mohon atentatin
  • FOTO/ Deputetja ‘memece’ e LSI “ngrin” në Kuvend, Ralf Gjoni i gjendet pranë
  • FOTO/ I apasionuar pas ‘bishave’ të blinduara, jeta e luksit të 34-vjeçarit
  • PROFILI/ kush është Eldin Dergjini dhe ‘lidhja’ me Fatmira Hajdarin
  • Aksidentohet makina luksoze me targa ruse në Tiranë. Pas "zhdukjes" së shoferit Policia njofton se ai është 34-vjeçari Eldin Dergjini dhe ndodhet në spital. Burimet bëjnë me dije se 34-vjeçari është person me precedent penale dhe i shpallur në kërkim. Ai është vëllai i deputetes së LSI, Ambra Borova. Burime: Në makinë edhe një personazh i botës së krimit.
    Përditësuar:

    TIRANE- U raportua si një aksidenti i zakonshëm që tërhoqi vëmendjen për shkak të vlerës marramendëse të makinës, por prapa dyshohet se fshihet një atentat i mirëmenduar mafioz.

    Mbrëmjen e djeshme tek “Sheshi Shqiponja”, makina Mercedes Benz G Class, ka përfunduar jashtë rruge, duke u kthyer përmbys.  Policia shkoi menjëherë atje, dhe vërejti makinën super luksoze, të blinduar me vlerë nga 150 mijë deri në 200 mijë euro.

    Drejtuesi i mjetit, nuk u gjet në vendngjarje, çka menjëherë ngjalli dyshimet se ngjarja mund të fshihte më shumë se një aksident. Shoferi i makinës është Eldin Dergjini, ndërkohë që Dosja.al ka mësuar se në këtë mjet udhëtonte një personazh tejet i njohur i botës së krimit në Tiranë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Eldin Dergjini, nga Shkodra, banues në Tiranë dhe vëllai i deputetes së futur në Kuvend nga listat e LSI, Ambra Borova. Ai rezulton i arrestuar më herët në Itali për trafik droge, dhe ka patur në përdorim mjetin me targa ruse ‘H 001 CH/199’. Dosja.al u interesua dhe zbuloi se  ekziston edhe në një automjet tjetër në Rusi. Kjo ngre dyshimet se makina mund të jetë e vjedhur. Dergjini dyshohet se ka mbrojtur këtë personazh, që sipas Policisë është larguar nga vendngjarja pasi ka telefonuar një mikun e tij i cili ka shkuar dhe e ka marrë në vendin ku ndodhi aksidenti.

    Ndërkohë që automjeti me të njëjtat targa në Rusi është i tipit ‘Bently’ dhe kjo është e paqartë se si të njëjtat targa ekzistojnë në dy makina të ndryshme. Në dëshminë e tij në Polici, Dergjini është shprehur se është goditur nga një tjetër mjet nga mbrapa dhe se pas aksidentit ka shkuar vetë në spital, pasi ka humbur kontrollin e makinës.

    (J.V;F.G/Dosja.al)

    • 16:34

      Misteret e aksidentit te 'Shqiponja'/ Kush është personazhi i botës së krimit që udhëtonte me Dergjinin, telefonata e mikut që i shpëtoi

      Dosja.al zbardh skemën e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme te “Shqiponja” në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në mjetin tip “Benz G-Class” ka qenë një personazh i njohur i botës së krimit në vend. Ky person drejton një grup të strukturuar kriminal dhe prej disa kohësh lëviz vetëm me makina të blinduara.

      Ambra Borova dhe i vellai

      Eldin Dergjini ka qenë shoferi i makinës. Ndërkohë që pas aksidentit, drejtuesi i bandës kriminale në Tiranë, ka telefonuar një mikun e tij, i cili ka shkuar dhe e ka marrë në vendngjarje me një tjetër automjet. Pavarësisht dëshmisë së 34-vjeçarit nga Shkodra, policia dyshon se ai ka marrë në mbrojtje këtë person. Dyshimet janë bërë edhe më të forta, pasi ky automjet i blinduar me targa ruse dhe xhama të zinj është parë në kryeqytet i përdorur nga i dyshuari. Burime nga polica thanë se personi që dyshohet se ishte në mjeti G Class prej kohësh lëviz me mjete të blinduara pasi i druhet një atentati.

      Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe u raportua si një aksident. Eldin Dergjini (Borova) është vëllai i deputetes së futur në Kuvend nga LSI, Ambra Borova. 34-vjeçari nga Shkodra, është i skeduar nga Policia dhe i ka shpëtuar 2 herë burgut. Ai është dënuar në Itali për trafik droge dhe ka në përdorim disa makina luksoze.

    • 14:14

      'Vëllai im është mirë, s'ka bërë jetë luksi', deputetja e LSI flet për aksidentin e Dergjinit: Do kujdesem për beben!

      Ambra Borova dhe Eldin Dergjini

      Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ambra Borova ka folur për Dosja.al lidhur me aksidentin e dyshimtë në të cilin është përfshirë i vëllai i saj, Eldin Dergjini. Borova ka thënë se Dergjini është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka theksuar se nuk ka asnjë të vërtetë tek lajmet për një jetë luksoze nga ana e tij, pavarësisht se ka një makinë me vlerë mbi 150 mijë euro.

      “Vëllai im ndodhet në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore. Asnjë nga lajmet nuk është i vërtetë. Nuk dua të flas më tepër. Unë tani po largohen nga parlamenti se do kujdesem per beben time. As jeta luksoze apo atentati, asnjë lajm i vërtetë.”-tha Borova.

    • 13:48

      FOTO/ I vëllai i shpëtoi për mrekulli vdekjes, deputetja e LSI "ngrin" në Kuvend, Ralf Gjoni i gjendet pranë

      Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ambra Borova, është motra e Eldin Dergjinit, 34-vjeçarit nga Shkodra që u përfshi në një ngjarje e cila dyshohet se është një atentat mafioz dje te “Shqiponja”.

      Ambra Borova, është kapur nga Paparacët e Dosja.al teksa qëndron e palëvizur në Kuvend. Burimi brenda Kuvendit, i tha Dosja.al, se deputetja nuk ka biseduar për asnjë moment me kolegët e saj. Ajo ka hyrë në kuvend që prej mëngjesit, dhe ka qendruar e heshtur. Për një çast pranë saj u pa deputeti Ralf Gjoni, dhe më pas sërish Borova u pa e vetme.

      Ajo hyri në Kuvend pas djegies së mandateve nga opozita, duke përfituar vendin e lënë bosh nga LSI. Borova nuk është ngritur asnjëherë në foltore duke u etiketuar si një nga deputetet “memece” të Kuvendit.

    • 13:41

      E BUJSHME, Eldin Dergjini, “bossi” i makinave të luksit është vëllai i deputetes Ambra Borova

      Dosja.al zbulon se deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e futur në Kuvend nga listat e fundit, është motra e Eldin Dergjinit, pronarit të mjetit tip “Benz G-Class” që u aksidentua dje te “Shqiponja”.

      Ambra Borova dhe Eldin Dergjini

      Ambra Borova është motra e Dergjinit. Dergjini po drejtonte dje makinën e blinduar me targa ruse, ndërkohë që sipas dëshmisë së tij, një tjetër makinë e ka goditur. Pas goditjes, ai pretendon se ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas ka dalë nga rruga.

      Ambra Borova është deputete e LSI në Kuvend, e futur me opozitën e re. Përveç seancës së betimit, Borova është thuajse inekzistente në seancat plenare. I vëllai i saj, Eldin Dergjini ka ndërruar mbiemër për shkak të precedentëve penalë.

    • 12:13

      FOTO/ I apasionuar pas bishave të blinduara, jeta e luksit të 34-vjeçarit që i shpëtoi atentatit te "Shqiponja", fiksimi për Givenchy

      Eldin Dergjini, 34 vjeç nuk ka në përdorim vetëm mjetin superluksoz “G-Class” të blinduar me targa ruse, me të cilin shpëtoi nga një atentat i cili i ishte planifikuar dje tek “Shqiponja”. 

      Dergjini me origjinë nga Shkodra dhe banues në Tiranë, i skeduar për disa vepra penale në Shqipëri dhe Itali, ka në pronësi disa mjete luksi me shifra marramendëse. JOQ.al ka botuar disa foto nga makinat që kanë qenë nën pronësinë e të riut. 34-vjeçari i ka parkuar ato në zonën e rezidencave të luksit në Tiranë, e njohur ndryshe si “Rolling Hills”. 

      Ai shihet i veshur me “Givenchy”, ndërsa nuk mungojnë edhe mbishkrimet për mjetet që ka patur nën përdorim. 

      Ngjarja që ka ndodhur dje në Tiranë është ende e pazbardhur, ndërkohë që policia nuk ka dhënë ende informacion nëse ka patur një atentat ndaj të riut. Vetë Dergjini ka thënë në polici se është goditur nga një mjet tjetër, dhe ka humbur kontrollin mbi “Benzin” G-Class me vlerë 150 mijë euro.  Dergjini pretendon se makinën e ka sjellë nga jashtë vendit para 2 ditësh dhe  nuk e ka pajisur ende me dokumentacion shqiptar.

    • 11:53

      PROFILI / 150 mijë € G-Class Lux, kush është Eldin Dergjini dhe 'lidhja' me Fatmira Hajdarin, Benz-i i blinduar me targa ruse që po 'çmend' hetuesit

      Eldin Dergjini dhe Fatmira Hajdari, gjyqtare

      Është vetëm 34 vjeç dhe ka në përdorim një makinë që kushton jo më pak se 150 mijë euro. Është Eldin Dergjini, i riu nga Shkodra që është në qendër të lajmeve për aksidentin e dyshimtë që i ndodhi mbrëmjen e djeshme tek rrethrrotullimi tek “Shqiponja”.

      Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se Dergjinit është tentuar t’i bëhet një atentat. kjo forcohet pas dëshmisë së të riut, i cili ka thënë se është goditur nga mbrapa nga një makinë tjetër, duke bërë që të humbasë kontrollin mbi mjetin me targa ruse, H001CH199. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se brenda mjetit nuk janë gjetur sende të paligjshme, por të njëjtën gjë s’mund t’a themi për Dergjinit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në këtë zonë, për të verifikuar nëse realisht ka një makinë e cila e goditur të riun.

      34-vjeçari njihet për jetën e tij të luksit, por edhe përfshirjen në një sërë ngjarjesh kriminale. Ai është ndaluar në vitin 2014 pasi ka fyer dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

      Muajin e shkuar, shtojnë burimet, ai është arrestuar në Himarë pasi ishte kapur me një armë zjarri pa leje. Por edhe në këtë rast ai ka arritur të çajë rrjetën e drejtësisë shqiptare, duke u lënë në lirë.  Ai rezulton i dënuar në Trieste të Italisë për trafik droge.

      Si u lirua nga Fatmira Hajdari në vitin 2014

      Dosja.al sjell vendimin e gjykatës në vitin 2014, kur trupa gjykuese e përbërë nga Gramoz Levanaj, Fatmira Hajdari dhe Edmond Gogo, ka vendosur t’a lirojë atë nga burgu, pavarësisht se ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë, duke mos pranuar të plotësojë formularin e gjobës. I riu rrezikonte 1 vit burg për këtë vepër penale, por gjykata e ka liruar duke i dhënë vetëm masën “detyrim paraqitjeje”.

      Vendimi per lirimin e Eldin Dergjinit
    • 11:25

      Ky është Eldin Dergjini, shoferi i makinës 150 mijë euroshe me targa ruse, del dëshmia: Ika me këmbë, s’pashë…

      Dosja.al zbardh dëshminë e Eldin Dergjini, 34 vjeçari i cili është aksidentuar dje tek “Shqiponja”. Dergjini ka thënë se është goditur nga një tjetër mjet dhe ka humbur kontrollin mbi makinën e tij tip “Benz”. Shoferi thotë se pas aksidentit ka shkuar vetë në spital privat ku ka marrë ndihmën e parë.

      “Kam qenë duke ecur me makinë me një shpejtësi normale. Me goditi nga pas një mjet tjetër. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi. Pas aksidentit jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital”.-mësohet se është shprehur ai.

    • 10:00

      Dalin detaje nga “zhdukja” e shoferit të blindit ‘G Class’ me targa ruse, i riu person në kërkim

      Për aksidentin te “Sheshi Shqiponja” ku u gjet e përmbysur një makinë luksoze dhe shoferi nuk ndodhej aty pas mbërritjes së policisë, Dosja.al ka mësuar detaje të reja. Sipas Policisë drejtuesi i mjetit tashmë ndodhet në spital dhe është 34-vjeçari me iniciale E. D. banues në Shkodër. Por burime për Dosja.al bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ishte person i shpallur në kërkim,  pasi dyshohet i përfshirë në shumë ngjarje kriminale.

      Njoftimi policisë:

      Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja” një automjet me targa të huaja me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.

    Shto Koment