Sport

Frenk Lampard jep konferencën e parë si trajner i Chelsea: Pres me padurim Realin e Madridit!

“Dua të kthej besimin e ekipit dhe të fitoj sa më shumë ndeshje të mundemi”, ka siguruar trajneri anglez, i cili ka rrëfyer edhe se si shkuan negociatat për nënshkrimin.

6 Prill 2023, 18:22 Nga DOSJA
Frenk Lampard jep konferencën e parë si trajner i Chelsea: Pres me
Frank Lampard

ANGLI- Frank Lampard, trajneri i ri i përkohshëm i Chelseat, deklaroi se kurrë nuk e kishte menduar se do t'i drejtonte më 'Blutë', dhe se Real Madridi është një "sfidë" e madhe. Gjithashu ish-mesfushori i bluve shton se dhe se ka qenë një vendim "shumë i lehtë" për të që të pranojë postin.

Lampard u shpall këtë të enjte si trajneri i ri i Chelseat deri në fund të sezonit, ndërsa klubi kërkon një menaxher afatgjatë, në atë që është periudha e tij e dytë në Stamford Bridge, pas drejtimit midis korrikut 2019 dhe janarit 2021, kur ai u zëvendësua nga Thomas Tuchel.

"Ka qenë një vendim shumë i lehtë për mua. Ky është klubi im. Unë kam qenë diku tjetër që kur u largova nga Chelsea , por jam i kënaqur që e kam këtë mundësi në një kohë kur Chelsea më ka kërkuar. Jam i bindur se mundem ti ndihmojë deri në fund të sezonit”, tha anglezi në konferencën e tij të parë për shtyp.

"Kam besim te vetja. Kam punuar me shumë nga këta lojtarë më parë. E kuptoj se çfarë duan tifozët e Chelseat dhe do të jap gjithçka për ta," tha ai.

Lampard u pyet për mundësinë e qëndrimit përtej verës nëse bordi është i kënaqur me punën e tij këto muaj.

"Nuk dua të shikoj shumë larg, dua të jap më të mirën time në këtë periudhë, deri në fund të sezonit. E rëndësishme është ta lëmë mënjanë këtë dhe të filloj punën. Dua të kthej besimin e ekipit dhe të fitoj sa më shumë ndeshje të mundemi”, ka siguruar trajneri anglez, i cili ka rrëfyer edhe se si shkuan negociatat për nënshkrimin.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të jem më trajner i Chelseat , por nuk mendoj se kam punë të papërfunduar këtu”, shtoi Lampard , i cili vendosi objektivin në duelin e Premier League këtë të shtunë kundër Wolverhampton Wanderers dhe në ndeshjen çerekfinale të Champions League kundër Real Madridit.

"Është një sfidë e madhe, por unë nuk jam naiv, Real Madridi është një ekip i madh, ata janë kampionët në fuqi dhe janë fantastikë. Jam i emocionuar që do të rikthehem në këto kualifikuese," tha Lampard , i cili u shkarkua në 2021, përpara se Chelsea të luajë në fazën e 16-të të një kompeticioni që përfundoi duke fituar.

B.T (Dosja.al)

frank lampard

Sondazh

Poll