Sport

Reali i Madridit prish ekuilibrat në Angli, Arsenali po mendon për pasardhësin e Artetës!

Sipas The Mirror, zyrtarët e Arsenalit tashmë janë duke kërkuar zëvendësues për Mikel Artetën. Ose menjëherë dhe në të ardhmen, siç siguroi Tuttosport. Dhe tashmë është një emër që kryeson listën.

6 Prill 2023, 18:00 Nga DOSJA
Reali i Madridit prish ekuilibrat në Angli, Arsenali po mendon për

ANGLI - Mikel Arteta është në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Ancelottit në pankinën e Real Madridit në rast se italiani largohet nga pankina e Bernabeu verën e ardhshme. Pavarësisht se trajneri spanjoll i Arsenalit e ka minimizuar këtë interes, e vërteta është se drejtuesit e klubit londinez janë në gatishmëri për mundësinë që Arteta të largohet në verë.

Sipas The Mirror, zyrtarët e Arsenalit tashmë janë duke kërkuar zëvendësues për Mikel Artetën. ose menjëherë dhe në të ardhmen, siç siguroi Tuttosport. Dhe tashmë është një emër që kryeson listën e zëvendësuesve të mundshëm të Artetës në pankinën e Arsenalit.

Ky emër, sipas The Mirror, është Roberto de Zerbi, trajneri i Brigthon që po kalon një sezon të mrekullueshëm në krye të 'pulëbardhave'. Brigthon ka një tjetër imazh tashmë nën drejtimin e Roberto de Zerbi dhe kjo uket se është një nga arsyet që drejtuesit e Arsenalit do të mendonin italianin për të zëvendësuar Artetën.

Roberto de Zerbi, 43 vjeç, është një ish-futbollist që erdhi nga akademia e të rinjve të Milanit dhe luajti për Napolin edhe pse nuk ia doli të linte shenjë. Si trajner, ai ka drejtuar skuadra në Itali, si Palermo dhe Sassuolo dhe e di se çfarë është Champions League që kur ishte trajner i Shakhtar Donestkut që u përball me Real Madridin në Champions League 2021/22.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll