Sport

'Bosi' i Al Nassr dhe ndikimi i Ronaldos: "Negocimi me lojtarët tani është më i lehtë"

Administratori Ahmed Alghamdi e nënvizon "si historike” marrëveshjen që solli CR7 në Arabinë Saudite

6 Prill 2023, 16:24 Nga DOSJA
'Bosi' i Al Nassr dhe ndikimi i Ronaldos: "Negocimi me

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo mbërriti në Al Nassr në janar të këtij viti dhe, që atëherë, futbolli saudit ka treguar shenja të qarta rritjeje. Ai që e garanton është Ahmed Alghamdi, administratori i ekipit ku operon CR7, i cili garanton se nënshkrimi i ndërkombëtarit portugez i bëri disa gjëra më të lehta.

“Ardhja e Ronaldos ishte shumë e rëndësishme për ligën tonë. Negocimi me lojtarët tani është bërë më i lehtë që kur ai erdhi këtu”,- ka thënë Alghamdi, duke folur për ‘Sportskeeda’.

Dhe ai shton: "Ishte një marrëveshje historike dhe është dëshmi se ne po përjetojmë rilindjen (e futbollit saudit). Është diçka që ende ka një ndikim në mbarë botën. Do të ketë një ndikim shumë pozitiv në imazhin e vendit dhe do t'i tregojë botës përparimin e Arabisë Saudite".
Cristiano Ronaldo, duhet theksuar, ka kontratë me Al Nassr deri në vitin 2025.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll