Sport

Marcelo debutoi me Fluminensen, projektoi golin e dytë për skuadrën e tij… (video)

Marcelo bëri paraqitjen e tij të parë me fanelën e Fluminense në Copa Libertadores, madje duke luajtur si titullar dhe prej aty nisi golin e dytë të skuadrës së tij.

6 Prill 2023, 16:42 Nga DOSJA

Marcelo debutoi me Fluminensen, projektoi golin e dytë për

BRAZIL - Marcelo bëri debutimin e tij për Fluminensen e tij të dashur, duke filluar në formacionin startues për ndeshjen e tyre jashtë fushe kundër Sporting Cristal nga Peruja në ndeshjen e grupit të parë të Copa Libertadores.

Braziliani 34-vjeçar luajti si mbrojtës i majtë dhe qëndroi në fushë për 64 minuta, derisa u zëvendësua nga Lima me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës së tij (përfundoi 1-3), duke u përballur edhe me një karton të verdhë në minutën e 60-të.

Gjithashtu, Marcelo ka kontribuar dhe ishte ‘projektuesi’ i golin të dytë të Fluminense , i cili nis nga pasimi i tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fluminense F.C. (@fluminensefc)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll