Sport

Renditja e FIFA-s/ Argjentina merr kreun, Shqipëria zbret, Kosova atje ku ishte...

Pas humbjes ndaj Polonisë (1-0) në Varshavë, kuqezinjtë tani renditen në vendin e 68-të, ndërsa dardanët në vendin e 107-të. Renditjen e kryeson Argjentina…

6 Prill 2023, 15:17 Nga DOSJA

Renditja e FIFA-s/ Argjentina merr kreun, Shqipëria zbret, Kosova atje ku

ZVICER - FIFA ka publikuar renditjen tradicionale të kombëtareve për muajin mars, kur në kontinentin europian janë luajtur edhe ndeshjet e para kualifikuese të “EURO 2024”.

Ajo që bie në sy, është pozicionimi i Argjentinës, e cila pas 6 vitesh, rikthehet në vendin e parë të renditjes së FIFA-s. Franca merr vendin e dytë, ndërsa Brazili zbret në vendin e tretë. ‘Top 5’ e plotësojnë Belgjika dhe Anglia. Ndërkohë Holanda dhe Kroacia lënë pas Italinë në këtë renditje.

Renditja e FIFA-s/ Argjentina merr kreun, Shqipëria zbret, Kosova atje ku

Ndërkohë, në këtë renditje, humbja e kombëtares kuqezi në Varshavë ndaj Polonisë, i ka kushtuar Shqipërisë zbritjen me 2 pozicione më poshtë. Kuqezinjtë tani renditen në vendin e 68-të, dy më poshtë se muaji i kaluar.

Renditja e FIFA-s/ Argjentina merr kreun, Shqipëria zbret, Kosova atje ku

Ndërkohë nga ana tjetër Kosova është në “vendnumëro”. Dardanët pas dy barazimeve në sfidat e para nuk kanë ndryshuar pozicion në renditjen e FIFA-s. Skuadra e Gireses ndodhet në vendin e 107-të.

Renditja e FIFA-s/ Argjentina merr kreun, Shqipëria zbret, Kosova atje ku

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll