Sport

'Legjenda' Lampard pranon përkohësisht, pa kushte, pankinën e Chelsea!... (video)

Frank Lampard raportohet se ka pranuar një ofertë nga Chelsea, raporton Sky Sports. Ai do ta drejtojë pankinën e bluve deri në fund të sezonit.

6 Prill 2023, 14:45 Nga DOSJA

'Legjenda' Lampard pranon përkohësisht, pa kushte,

ANGLI - Chelsea po blen kohë. Sipas Sky Sports, ‘blutë’ e Londrës kanë bindur Frank Lampard që të marrë drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit. “Asgjë nuk është diskutuar për të ardhmen e tij në klub përtej verës”, detajon burimi. 

Procesi për gjetjen e trajnerit të duhur vazhdon. Chelsea dëshiron të sigurojë trajnerin ideal për këtë pozicion dhe po mendon për Luis Enrique ose Julian Nagelsmann, ndërkohë që Antonio Conte nuk është kandidat”. 

Edhe pse i përkohshëm, ky është një rikthim në pankinën e Londrës për Lampard, 44 vjeç.  Mesfushori ikonë (211 gola në 648 ndeshje me klubin) kishte shërbyer në stolin e ‘Bluve’ për 18 muaj, midis korrikut 2019 dhe janarit 2021.

Përpara se rezultatet e dobëta dhe një vend zhgënjyes i 9-të në Premierligë e shkakrkuan atë për t’u zëvendësuar nga Thomas Tuchel, fitues i Champions League katër muaj më vonë.

'Legjenda' Lampard pranon përkohësisht, pa kushte,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll