Sport

Shock, mbyllet Maracana! Crvena Zvezda do të luajë pa tifozë në ndeshjen e radhës…

Bardhekuqtë e Zvezdas nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve nga tribuna në ndeshjen ndaj Radnički të Kragujevacit, e cila është planifikuar për të hënën.

6 Prill 2023, 17:22 Nga DOSJA
Shock, mbyllet Maracana! Crvena Zvezda do të luajë pa tifozë

SERBI - Klubi i futbollit të Zvena Zvezdas u ndëshkua me mbylljen stadiumin në ndeshjen e ardhshme të Superligës Serbe, për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve.

Bardhekuqtë nuk do të kenë mbështetje nga tribuna në ndeshjen ndaj Radnički të Kragujevacit, e cila është planifikuar për të hënën.

Kampionët aktualë serbë u ndëshkua për sjelljen e keqe të tifozëve në ndeshjen e xhiros së 26-të kundër Novi Pazarit, e cila përfundoi me rezultat 5-1.

Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Serbisë në seancën e mbajtur të enjten, dhe të gjitha me rekomandimin e ardhur direkt nga FIFA, transmeton “Sport klub”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll