Sport

VIDEO/ Festime të çmendura në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, kur trajneri Ancelotti lajmëroi për një ditë pushim…

Trajneri italian i uroi lojtarët e tij pas ndeshjes në Camp Nou dhe vendosi t'i shpërblejë me një ditë pushimi…

6 Prill 2023, 12:54 Nga DOSJA

VIDEO/ Festime të çmendura në dhomën e zhveshjes së

SPANJE - As tifozi më optimist i Real Madridit nuk e priste atë që do të ndodhte në Camp Nou, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë të Barcelonës, në Bernabeu për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.
Merengët shkatërruan rivalin e tyre të madh 4-0, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë dhe kështu kaluan në finalen e kompeticionit, pas fitores më të madhe në shtëpinë e katalanasve në 60 vitet e fundit! 

Pra, si mund të mos e festonin madrilenët në dhomën e zhveshjes, si mund të mos emocionohej Carlo Ancelotti nga imazhi i Karim Benzema dhe pjesa tjetër e yjeve të tij.

Trajneri italian natyrshëm i uroi lojtarët e tij pas ndeshjes dhe vendosi t'i shpërblejë me një ditë pushim, të nesërmen e ndeshjes. E siç shihet edhe në videon e publikuar, kur u shpall “dhurata”, dhoma e zhveshjes së Realit... shpërthyen edhe festimet.
Shikoni videon:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll