Bota

Armët bërthamore në Bjellorusi, Kremlini: Përgjigje ndaj zgjerimit të NATO-s

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se aleanca transatlantike e udhëhequr nga SHBA ishte ajo që zgjerohej drejt Rusisë, jo anasjelltas, dhe për këtë arsye Moska duhej të merrte hapa për të mbrojtur sigurinë e saj.

6 Prill 2023, 17:18 Nga a.l
Armët bërthamore në Bjellorusi, Kremlini: Përgjigje ndaj
Armë bërthamore

RUSI- Kremlini mbrojti të mërkurën vendimin e tij për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, duke hedhur poshtë kritikat për masën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se aleanca transatlantike e udhëhequr nga SHBA ishte ajo që zgjerohej drejt Rusisë, jo anasjelltas, dhe për këtë arsye Moska duhej të merrte hapa për të mbrojtur sigurinë e saj, shkruajnë mediat e huaja. 

Është NATO ajo që po zgjerohet drejt Rusisë, jo Rusia që po e çon infrastrukturën e saj ushtarake drejt kufijve të NATO-s”, tha Peskov të enjten, kur iu kërkua t'i përgjigjet vërejtjeve të Stoltenberg. 

Stoltenberg tha të mërkurën se masa e Rusisë përgënjeshtroi një deklaratë të përbashkët ruso-kineze që thoshte se vendet nuk duhet të vendosin armë bërthamore jashtë kufijve të tyre.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll