Sport

RREFIMI: "Ne do të pinim 5-6 'caipirinha'... dhe të nesërmen do të stërviteshim"

Roman Weidenfeller, portieri rezervë i Neuerit në Brazil, kujton se si ishte jeta e përditshme në Botërorin 2014

6 Prill 2023, 12:05 Nga DOSJA

RREFIMI: "Ne do të pinim 5-6 'caipirinha'... dhe të

GJERMANI - Në vitin 2014, Gjermania fitoi Kupën e Botës në Brazil pa shumë kontestime dhe, gjatë rrugës, theu zemrat e brazilianëve me fitoren e famshme 7-1 në gjysmëfinale dhe gjithashtu portugezët, me 4-0 në raundin e hapjes. 

Dhe një nga sekretet e këtyre rezultateve duhet të ketë qenë edhe mënyra e jetës së futbollistëve jashtë fushës së lojës. Disa detaje të asaj jete janë zbuluar këtë fundjavë nga Roman Weidenfeller, një portier, i cili ishte zëvendësues i Manuel Neuer në atë sezon.

"Ishte një nga momentet më të mira të jetës sime, shkova në Brazil dhe do të luaja në Botëror. Kaluam shumë mirë, njohëm popullin brazilian. U larguam edhe nga (hoteli) disa herë, shkuam në plazh. Moti ishte gjithmonë me diell, u ulëm së bashku në një lokal dhe pimë disa ‘caipirinha’ (një lloj kokteji kombëtar në Brazil). Kaluam kohë në lokal.

RREFIMI: "Ne do të pinim 5-6 'caipirinha'... dhe të
‘Caipirinha', një lloj kokteji kombëtar në Brazil

Pastaj u zgjuam në mëngjes për të shkuar në fushë dhe për të stërvitur. Nuk ishte e lehtë kur kishe pirë pesë ose gjashtë ‘caipirinhas’ (qesh). Por ishte një moment i madh, kishte një lidhje të madhe me popullin brazilian”,- ka rrëfyer ish-gardiani 42-vjeçar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll