Sport

'Djali i keq' Royston Drenthe, në pritje për t'u fokusuar në karrierën e tij të re të papritur...

Futbollisti holandez, 35 vjeç, thotë se kjo do ta ndihmojë atë "të bëhet një person më i mirë në shoqëri"

6 Prill 2023, 11:17 Nga DOSJA
'Djali i keq' Royston Drenthe, në pritje për t'u

HOLANDE - Royston Drenthe është 35 vjeç, ende nuk i ka dhënë fund karrierës së tij, por tashmë ka nisur një fushë tjetër aktiviteti. Futbollisti holandez, i cili ka luajtur për Real Madridin, synon t'i përkushtohet ‘shëndetit’ teksa luan për klubin amator Cossack Boys, në Werkendam.

"E gjithë familja ime i është përkushtuar gjithmonë shëndetit. Tezja ime Helen është infermiere. Nëna dhe tezja ime punojnë në fushën e shëndetit. Para disa vitesh edhe unë kam menduar: "Pse të mos bëj edhe unë trajnime dhe kurse për shëndetin?,- theksoi ai në prononcime për portalin “Nos”.

Drenthe mendon se do të ishte më i kënaqur me profesionin e ri në fushën e mjekësisë. "Unë shoh një anë krejtësisht të ndryshme të botës. Më ndihmon të bëhem një person më i mirë në këtë shoqëri. Gjithmonë jam mësuar me magjepsjen e futbollit. Kjo është ajo që kërkoja.

U shqetësova shumë në fund e karrierës sime. Fakti që e di se çfarë dëshiron të bësh është pozitive. Mendoj se kjo është më e mira, nëse nuk mund të largohesh nga futbolli",- shpjegon ish-lojtari i kombëtares holandeze, i cili premtoi shumë në shërbim të Feyenoordit, paraqitje që e tundoi edhe Real Madridin të nënshkruante në vitin 2007.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll