Sport

Fillimi i një lufte? Presidenti federatës Rubiales, krahason Tebas me Negreira!

Presidenti i Federatës Spanjole pranon se "ajo që bëri Negreira ishte e tmerrshme, por Tebas ka qenë nënkryetar i La Ligas për shumë vite dhe ka marrë para nga shumë klube. Nuk e di çfarë është më serioze,"- ka deklarua ai.

6 Prill 2023, 11:01 Nga DOSJA
Fillimi i një lufte? Presidenti federatës Rubiales, krahason Tebas me

SPANJE - Luis Rubiales, i rizgjedhur këtë të mërkurë si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, në mbledhjen e mbajtur nga ky organ në Lisbonë, ka folur për synimin e Javier Tebas, homologut të tij në La Liga, për të marrë kontrollin e gjyqtarëve, të cilët tani varen drejtpërdrejt nga Federata.

Rubiales, në një deklaratë për El Chiringuito, e përjashtoi kategorikisht këtë mundësi dhe shfrytëzoi rastin për të nisur një sulm të ri ndaj Tebas, duke vënë në pikëpyetje  legjitimitetin e tij për të kritikuar 'rastin Negreira' për shkak të marrëdhënies së tij profesionale me klube të ndryshme, si nënkryetar i punëdhënësve.

"Ajo që bëri Negreira ishte e tmerrshme: gjoja mori para nga një klub, ndërsa ai ishte zv.president i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve. Javier Tebas ka qenë nënkryetar i La Ligas për shumë vite dhe ka marrë para nga shumë klube. Nuk e di nëse ajo është më e rëndë, prandaj këshillat mund të merren nga kushdo që mund t'i jape ato",- deklaroi kreu i lartë i federatës.

Dhe në lidhje me opsionet, që gjyqtarët të bëhen të varur nga LaLiga, Rubiales ishte po aq i zhurmshëm: "Nuk ka mundësi,- u përgjigj ai. - Arbitrat i përkasin dhe do të vazhdojnë të jenë të Federatës. Ajo që duhet të bëjë (Teba) është të ulë klimën e tensionit,"- shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll