Sport

"Nëse Vinicius i kushtohet vetëm futbollit, ai do të jetë një lojtar edhe më i mirë"...

Mbrojtësi uruguajan i Barcelonës e ka pranuar se është mërzitur me qëndrimin e lojtarit të Real Madridit

6 Prill 2023, 10:30 Nga DOSJA

"Nëse Vinicius i kushtohet vetëm futbollit, ai do të

SPANJE - Araujo shpjegoi në fund të ndeshjes duelin e tij të veçantë me Vinicius. Mbrojtësi uruguajan i katalanasve nuk e ka fshehur se është mërzitur nga qëndrimi i madrilenit ndaj tribunës dhe ndaj disa bashkëlojtarëve të tij. Madje ai ka thenë se dhe e ka këshilluar sulmuesin brazilin që të fokusohet më shumë tek loja dhe të harrojë gjithçka tjetër përveç fushës.

“Gjithmonë përpiqem të respektoj të gjithë rivalët e mi, por sot u mërzita pak duke parë Vinicius që fliste aq shumë me tribunat dhe bashkëlojtarët e tij. Nëse ai i përkushtohet vetëm lojës së futbollit, ai do të jetë një lojtar edhe më i mirë”,- shpjegoi mbrojtësi ‘blaugrana’ pas ndeshjes. “E përsëris, jam mërzitur, por hej, është futboll”, ka përsëritur ai.

Duelet mes dy lojtarëve kanë qenë në qendër të vëmendjes në El Clasicot e mëparshme, por këtë të mërkurë, në Camp Nou dhe me një finale të Kupës në horizont, ka pasur shumë tension.

"Nëse Vinicius i kushtohet vetëm futbollit, ai do të

Araujo, përtej çështjes së Vinicius, ka siguruar se skuadra është mirë dhe nuk beson se eliminimi nga Kupa e Mbretit mund t'i bëjë dëm në La Liga, ku ata janë lider, 12 pikë prapa Real Madridit. Për katalanasit kundërshtari i radhës është Girona në Camp Nou .

“Jam i trishtuar sepse nuk arritëm të mbërrinim në finale dhe të bënim të lumtur tifozët, nuk shkoi mirë për ne, pavarësisht se patëm një pjesë të parë të shkëlqyer. Është një humbje e vështirë, sepse ata janë rivalët tanë. Zakonisht mendoj pozitivisht. Le të ndryshojmë çipin dhe të shkojmë në La Liga të hënën”,- pohoi uruguajani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll