Sport

VIDEO/ 'Gjakoset' Kupa e Holandës, autori i golit të fitores së Ajax, u godit me çakmak...

Ajax fitoi 2-1 ndaj Feyenoord në gjysmëfinalen e Kupës së Holandës, ku nuk munguan incidentet. ‘Harkëtarët’ në finale do të përballen me PSV Eindhoven

6 Prill 2023, 07:39 Nga DOSJA

VIDEO/ 'Gjakoset' Kupa e Holandës, autori i golit të fitores

HOLANDE - Davy Klaassen performoi para kamerave, pavarësisht incidentit që e përfshiu atë gjatë klasikes kundër Feyenoord. Mesfushori i Ajax shënoi golin përfundimtar 1-2, por më pas u dëmtua nga një çakmak i hedhur nga tribuna, i cili e goditi në kokë. Teksa lojtarët e të dyja skuadrave po debatonin pas një ndërhyrjeje.

Tek mikrofonat e ESPN, ai deklaroi: "Kjo është në rregull. Kur luan këtu ka gjithmonë ndeshje të çmendura. Por kjo shkon përtej çdo kufiri? Po, logjike." 

Klaassen tregoi edhe dinamikën e aksidentit: "Në një moment ndjeva diçka, ndjeva dhimbje. Po pyesja veten: "Çfarë po ndodh këtu?". Më pas portieri i Feyenoord erdhi me vrap, duke më urdhëruar të ngrihesha. Aty u zemërova shumë." 

Edhe pse u zëvendësua pas aksidentit, stafi mjekësor i Ajax nuk mendoi se ishte nevojshme që mesfushori të shkonte në spital. "Prerja nuk është aq e madhe, për fat. Zëvendësimi? Kisha ende dhimbje, ishte e vështirë të përqendrohesha. Mund të kisha vazhduar me guxim, por nuk kishte shumë kuptim,"- deklaroi mesfushori Klaasen, i cili ishte edhe autori i golit  për Ajax në gjysmëfinalen (51’) e Kupës së Holandës. Pas 14 minutash ai u zëvendësua me Brobbey.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll