Sport

Pas Bayer ikën edhe Dortmundi, Leipzig kalon në gjysmëfinale të kupës Gjermanisë

RB Leipzig u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë të mërkurën duke dominuar Borussia Dortmundin (2-0). RBL bashkohet me Frankfurt, Freiburg dhe Stuttgart në katër të fundit.

6 Prill 2023, 07:22 Nga DOSJA
Pas Bayer ikën edhe Dortmundi, Leipzig kalon në gjysmëfinale

GJERMANI - Pas humbjes kundër Bayernit (4-2) të shtunën, nuk kishte "asnjë arsye për t'u shqetësuar" sipas Edin Terzic, trajnerit të Borussia Dortmund. Tekniku mund të ketë ndryshuar mendje këtë të mërkurë, pasi ekipi i tij ka humbur sërish ndaj Leipzig (0-2), në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Në ‘Red Bull Arena’, Leipzig i imponoi Dortmundit një ritëm shumë të qëndrueshëm që në fillim të ndeshjes. Një lëvizje në krahun e djathtë mes Dominik Szoboszlai dhe Dani Olmo po krijonte rrezik. Për fat të mirë për Borussia, hungarezi u pengua ndaj Gregor Kobel (3’). Edhe tentativat e Olmos (6’, 12’) dhe Mohamed Simakan (9’) nuk do të mjaftonin për të hapur rezultatin. Por nuk do të vononte dhe Timo Wernerit (22’) shënoi golin e pare 1-0. Goli i sigurisë 2-0 do të vinte në fund të takimin, Willy Orban (90’+8) do të shënonte.  

Borussia Dortmund luajti dobët, me një lojë të ngadaltë dhe pas rrezikshmëri. Dëshmi fakti se skuadra gjuajti vetëm tre herë, kundrejt 20 për vendasit. Hyrja në lojë e Jude Bellingham nuk ndryshoi asgjë, Dortmundi nuk ekzistonte. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll