Politike

Çelja e negociatave me BE-në, historiku i ambasadorëve dhe urimet e tyre, kë të besojmë?

27 Shtator 2019, 07:55 Nga DOSJA

GJERMANI– Ditën e djeshme Shqipëria mori një “PO” me nëntë kushte nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. (Lexo këtu)

Pas debatit 45 minutësh, Shqipëria u votua pro nga 395 deputetë, 188 kundër dhe 16 abstenim.

Menjëherë pas “PO-së” me kushte të parët që reaguan ishin ambasadorët e huaj në vend, të cilët shprehën sigurinë e tyre për çeljen e negociatave me BE-në.

Teksa debati po zhvillohet “live”, i menjëherëshëm ishte reagimi i Komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn.

“Shumë i mirëpritur votimi i sotëm në Bundestagun gjerman në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor. Njohja e progresit konkret është thelbësor, si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE”, shprehet Hahn.

Pas tij, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka përgëzuar rezultatin në rrjetet e tij sociale.

“Bundestagu gjerman ka votuar pro hapjes së negociatave me Shqipërinë në BE,”– shkruan Soreca.

Për të mos përmendur më pas politikën, e cila nisi me falenderimet edhe në gjuhën gjermane ndaj Bundestagut.

Situatë paska “deja vu” për shqiptarët, të cilëve çdo vit u rriten shpresat për çeljen e negociatave. Do të risjellim rastin e vetëm një viti më parë, kur Shqipëria po ashtu si këtë vit kishte marrë një rekomandim pozitiv.

Menjëherë pas lajmit nxituan që të dilnin në skenë ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu dhe paraardhësja e Sorecës, Romana Vllahutin.

“Shqipëria ka marrë tre gjëra shumë të rëndësishme, njohja e rekomandimit,”-shprehej Romana e buzëqeshur para gazetarëve.

Ndërsa Lu, nuk ka folur publikisht por ka shpërndarë një reagim zyrtar në faqen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarsim në BE. Shqipëria ka bërë një përparim domethënë dhe tani nevojitet të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar.”

Për çdo vit që kalon duket sikur çelja e negociatave pengohet nga: emigrimi, kriza politike, ekonomia e rrënuar etj. Megjithatë me rëndësi është që njerëzit e vetëm plot shpresë janë ambasadorët e huaj në Shqipëri. Vetëm shpresojmë që mos të kthehet si në tregimin me ujkun. Kur të çelen vërtetë nuk do ta besojmë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike celja e negociatave donald lu luigi soreca romana vlahutin celja e negociatave donald lu luigi soreca romana vlahutin

Sondazh

Poll